CFPF+3W Vlorë, Albania vor 1 Woche
3 Schlafzimmer
1 Bäder
Garage
116 m2
Klimaanlage
TV
Shitet një shtëpi karakteristike 2-katëshe në një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar, brenda Kompleksit Zoe Hora, në Dhërmi. Vendndodhja e prones ofron një pamje panoramike mahnitëse të gjithë bregdetit Jonian, duke kombinuar kaltërsinë e detit me peizazhet karakteristike të taracave perreth. Struktura e pronës: Prona ka një strukturë 2-katëshe, me verande perpara, shkallë hyrëse dhe një portë tipike fshati. Kati i parë organizohet nga nje dhome gjumi dhe një koridor hyrës karakteristik i shtepive te zonës bregdetare. Kati i dytë përfshin një sallon ndenjeje me dritare të mëdha dhe pamje panoramike, ambient kuzhine dhe dy dhoma gjumi. Te dy katet lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet shkallëve të jashtme dhe verandës së bollshme me pamje nga deti, duke i dhënë shtëpisë një karakter të veçantë për të shijuar mbremjet në bregdet. Shtëpia eshtë rinovuar dhe investuar gjate viteve te fundit nga pronarët, duke e përshtatur me stilin bashkëkohor të një vile private në bregdet. Karakteristika të pronës: Sallon i gjere * Kuzhinë * 3 Dhoma gjumi ( njera me oxhak) * Verande Tualet * Kondicioner * E mobiluar * Sipërfaqe totale e oborrit: 116 m2 * Sipërfaqe banese: * Kati 0 - 39 m* * Kati 1 - 91 m2 * Orientim: Perëndim Me dokumentacion të rregullt hipotekor
Loading schools...
Loading shopping malls...
Loading hospitals...
Kontaktinformationen des Agenten
Auflistung von Ariana