8RWW+MXQ, Tiranë, Albania 2 mesi fa
2 Camere
2 Bagni
Garage
151 m2
Shitet apartament premium në kompleks rezidencial – Kinostudio Në një nga zonat më të kërkuara dhe të zhvilluara të Tiranës, në Kinostudio, ofrohet për shitje një apartament modern dhe me standard të lartë ndërtimi, i pozicionuar në një kompleks rezidencial të mirëadministruar dhe me infrastrukturë të rregullt. Prona ka një sipërfaqe totale prej 151.5 m², e organizuar në: • 102.7 m² sipërfaqe e brendshme 11.7 sip e perbashket • 38 m² verandë funksionale Apartamenti karakterizohet nga një planimetri shumë e rregullt dhe organizim optimal i hapësirave: • Sallon i bollshëm me hapësirë ndenjeje dhe ambient gatimi • 2 dhoma gjumi me përmasa komode • 2 tualete • Verandë e madhe e shfrytëzueshme • 1 Ballkon i gjerë Orientimi jug-veri mundëson ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe ventilim shumë të mirë, duke e bërë ambientin të shëndetshëm dhe të rehatshëm për banim. Cilësitë dhe specifikimet teknike: • Parket i cilësisë së lartë në të gjithë apartamentin • Sistem ngrohjeje me kaldajë (efikas dhe ekonomik për përdorim afatgjatë) • Punime cilësore dhe standard ndërtimi bashkëkohor Apartamenti ndodhet në një kompleks që ofron: • Administrim të mirë të ambienteve të përbashkëta • Siguri dhe mirëmbajtje të vazhdueshme • Akses të lehtë me rrugët kryesore të qytetit dhe akses direkt ne unazen e madhe . Prona disponon dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është gati për shitje. Post parkimi i disponueshëm me çmim ekstra (opsional për blerje).
Loading schools...
Loading shopping malls...
Loading hospitals...
Dettagli di Contatto dell'Agente
Annuncio di CENTURY 21 Royal