Liqeni Thatë, Sauk, Albania 1 muaj më parë
2 Dhomat e gjumit
2 Tualete
Garazh
117 m2
Jepet me qira apartament modern i tipologjisë 2+1+2+Post parkimi në një nga zonat më elitare të Tiranës – Liqeni i Thatë. Apartamenti është totalisht i investuar me standard të lartë dhe ofron një organizim funksional: -Sallon i bollshëm + ambient gatimi -2 dhoma gjumi -2 tualete Investimi përfshin parket cilësor, kondicionerë në çdo ambient, izolim termik dhe akustik, si dhe gjendje të pabanuar më parë. Apartamenti ofron një sipërfaqe totale prej 116.79 m², nga të cilat 100.75 m² janë sipërfaqe e brendshme. Në përdorim ka edhe një verandë prej 15 m², ideale për relaks, organizim ambientesh të jashtme dhe shfrytëzim maksimal të hapësirës në çdo stinë — një nga elementet që e bën këtë apartament të dallueshëm në treg. I pozicionuar në zonën e Liqenit të Thatë, apartamenti gëzon të gjitha facilitetet që ofron zona: qetësi, ajër të pastër, afërsi me tregje, supermarkete, qendra fitnessi, restorante dhe akses të shpejtë drejt qytetit. Apartamenti disponon dhe nje post parkimi te perfshire ne cmim. Çmimi: 1300 euro (neto). Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, mund te kontaktoni!
Loading schools...
Loading shopping malls...
Loading hospitals...
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga Eliona