Autostrada Tiranë - Elbasan, Sauk, Albania 1 dzień temu
8 Sypialnie
4 Łazienki
Garaż
16500 m2
Air Conditioning
TV
Shitet Vile + toke në Berzhite direkt ne dalje te Ibë-s – 700 m² Ndërtim + 16,500 m² Tokë Lokacion: Berzhite, Tiranë Sipërfaqe Toke: 16,500 m² Sipërfaqe Ndërtimi: 700 m² Struktura: 3 kate (1 nëntokë + 2 kate mbi tokë) Statusi i ndërtimit: Faza karabina, open space Parashikuar: Pishinë e brendshme & e jashtme, Spa, sistem kapot,vend per ashensor Mundësi për ndërtim edhe 2 kate shtesë Përshkrimi i Pronës: Shitet pronë unike në zonën e gjelbëruar dhe të qetë të Berzhites, vetëm pak minuta nga Tirana. Prona përbëhet nga një toke me sipërfaqe prej 16,500 m² dhe një vilë në ndërtim (karabina) me 700 m² sipërfaqe të ndërtuar. Struktura e vilës është 3-katëshe (1 nëntokë + 2 mbi tokë) dhe aktualisht është open space, duke ofruar fleksibilitet maksimal për organizimin e brendshëm sipas dëshirës dhe nevojave të investitorit apo banorëve të ardhshëm. Karakteristika Kryesore: • Akses i shpejtë në rrugë kryesore dhe dytësore • Rrugë e shtruar deri te prona • Pamje panoramike, ajër i pastër dhe ambient i gjelbër • Mundësi për ndërtim të mëtejshëm (deri në 2 kate shtesë) • Pishine e brendshme ,pishine e jashtme ,SPA ,parkim • Mundësi shkëmbimi prone deri ne gjysmen e vleres • Çmimi i negociueshem te hapur per oferta te ndryshme E Përshtatshme për: • Personalizim si rezidencë private luksoze • Projekte të tipit hotel boutique, bujtinë, agroturizëm • Kompleks vilash me natyrë dhe qetësi absolute ** Berzhita ndodhet vetëm pak minuta larg Tiranës, në juglindje të saj, – një zonë që po merr gjithnjë e më shumë vëmendje si destinacion ideal për banim dhe investim. E karakterizuar nga gjelbërimi i pafund, ajri i pastër dhe relievi i butë kodrinor, Berzhita ofron një ndjesi të rrallë qetësie dhe lidhjeje me natyrën, duke qenë gjithashtu shumë afër qytetit. Zona është në zhvillim të qëndrueshëm urban dhe infrastrukturor, me rrugë të aksesueshme, projekte të reja ndërtimi dhe interes të shtuar nga investitorë vendas dhe të huaj. Pranë saj kalon Unaza e Madhe dhe arteriet kryesore që lidhin Tiranën me jugun e Shqipërisë, duke e bërë një pikë strategjike për vila, resorte agroturistike apo rezidenca private. Për më shumë informacion ose nje vizite në prone, me kontaktoni !
Loading schools...
Loading shopping malls...
Loading hospitals...
Dane kontaktowe agenta
Ogłoszenie od CENTURY 21 Botaniku