9MCP+2CF, Tiranë, Albania 1 miesiąc temu
16 Sypialnie
10 Łazienki
Garaż
2600 m2
Shitet objekt 3-katësh multifunksional (qendër rehabilitimi, klinikë, rezidencë sociale apo biznes), i pozicionuar në një zonë të zhvilluar të Vorë, vetëm 200 metra nga City Park dhe Megatek. Objekti është i pajisur me dokumentacion të rregullt ligjor dhe ofron organizim shumë funksional të ambienteve. Të dhëna teknike: -Sipërfaqe totale e pronës: 2600 m² -Sipërfaqe trualli: 1600 m² -Sipërfaqe bazë ndërtimi: 255.8 m² -Koeficient shfrytëzimi: 10% Organizimi: - Kati përdhe (255.8 m²): Ambient pritjeje, ndenjeje dhe ngrënieje, kuzhinë, ambient shërbimi, tualet, si dhe 3 dhoma të pajisura me tualet privat. -Kati i parë: 9 dhoma të organizuara në 7 ambiente, ku përfshihen edhe 2 suita me ballkon. -Kati i dytë: 4 dhoma me tualet brenda, 2 tualete në korridor dhe verandë 32 m² me pamje nga juglindja. -Bodrum (55 m²): Ambient i përshtatshëm për relaks, argëtim ose funksione të tjera sipas nevojës. -Objekti është i pajisur me ashensor (lift) dhe shkallë të brendshme për lëvizje të lehtë në të gjitha katet. Ambienti i jashtëm dhe facilitete shtesë: -Sipërfaqe e organizuar me parkim deri në 10 automjete. -Hapësira të gjelbra me pemë frutore (ullinj, agrume, shegë, arra, etj.). -Sistem uji i kompletuar: depozita 10,000 L, pompë rezervë, pus uji për vaditje. -Gjenerator për energji në raste emergjente. -Ambient teknik shtesë 40 m². -Pronë e rrethuar me mur dhe kangjella, me 2 porta hyrëse. Për më shumë informacion dhe për vizitë në pronë, na kontaktoni!
Loading schools...
Loading shopping malls...
Loading hospitals...
Dane kontaktowe agenta
Ogłoszenie od Century 21 Speed