Rruga Daxhit, Tiranë, Albania vor 12 Stunden
4 Schlafzimmer
3 Bäder
Garage
500 m2
Vilë Super Luksoze me Qira pranë Liqenit të Farkës Në një nga zonat më elitare dhe të qeta të Tiranës, pranë Liqenit të Farkës, ofrohet për qira kjo vilë super luksoze, e cila kombinon në mënyrë perfekte elegancën, komoditetin dhe privatësinë. Një pronë unike, e projektuar nga arkitekt dhe e mobiluar me standardet më të larta, ideale për familje ose individë që kërkojnë një stil jetese ekskluziv. Vila është e organizuar në 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, me ambiente të menduara në çdo detaj. Që në hyrje të pronës ju mirëpret një oborr i sistemuar, ku mund të parkohen lehtësisht 2–3 automjete. Ambienti i jashtëm përfshin një pishinë private, të rrethuar me gjelbërim, si dhe një verandë relaksuese, ideale për momente çlodhjeje dhe kohë cilësore me familjen apo miqtë. Kati nëntokë * Dhomë gjumi me garderobë të veçuar (walk-in closet) * Ambient wellness me xhakuzi dhe saunë Kati përdhe * Sallon i bollshëm me oxhak * Kuzhinë e veçuar me tavan xhami, që ofron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe pamje magjepsëse të qiellit me yje gjatë natës * Tualet për miqtë E gjithë vila është projektuar nga arkitekt dhe është plotësisht e mobiluar me mobilim premium, duke reflektuar luks, cilësi dhe funksionalitet në çdo ambient. Kati i dytë * Dy dhoma gjumi, secila me dalje në ballkon privat * Një tualet Kati i tretë * Studio multifunksionale * Ambient i dedikuar për lexim ose punë * Verandë e bollshme me pamje të lirë, që ofron privatësi maksimale, qetësi absolute dhe ajër të pastër Një nga avantazhet më të mëdha të kësaj prone është se vila nuk ka qenë e banuar më parë, duke i dhënë qiramarrësit mundësinë të jetë banori i saj i parë. Çmimi i publikuar është NETO. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni.
Loading schools...
Loading shopping malls...
Loading hospitals...
Kontaktinformationen des Agenten
Auflistung von Ermir