Politika e Pagesave KËRKO360

Neni 1 – Objekti

Ky nen rregullon kushtet dhe afatet që lidhen me pagesat për paketat e abonimit të ofruara nga Kërko360, përmes faqes dhe aplikacionit të saj online. Pagesa e abonimit përbën kusht të domosdoshëm për aktivizimin e shërbimit digjital.

Neni 2 – Mënyrat e Pagesës

  • Përdoruesi mund të kryejë pagesën për abonimet përmes metodave të pranuara nga Kërko360, duke përmes kartave të kreditit/debitit (Visa, Mastercard). Të gjitha pagesat përpunohen në mënyrë të sigurtë përmes partnerit bankar të autorizuar. Kërko360 nuk ruan dhe nuk ka akses në të dhënat e kartës së përdoruesit.

Neni 3 – Përpunimi dhe Aktivizimi i Abonimit

  • Pagesa kryhet përpara aktivizimit të abonimit. Pas konfirmimit të pagesës, abonimi aktivizohet menjëherë dhe përdoruesi njoftohet në faqen/aplikacionin tonë. Në rast se aktivizimi nuk realizohet brenda 48 orëve nga momenti i pagesës, përdoruesi duhet të kontaktojë menjëherë Kërko360.
  • Nëse problemi nuk zgjidhet, përdoruesi ka të drejtë të tërhiqet nga kontrata dhe Kërko360 detyrohet të kthejë pagesën përmes të njëjtës metodë pagese.

Neni 4 – Çmimet dhe Monedha

  • Çmimet e abonimeve shfaqen në kohë reale në seksionin “Abonime” të faqes/aplikacionit.
  • Çmimet mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak, por ndryshimet nuk ndikojnë mbi abonimet tashmë aktive.
  • Të gjitha çmimet shprehen në monedhën zyrtare (EUR) dhe nuk përfshijnë taksat përkatëse, përveç rasteve kur specifikohet ndryshe.

Neni 5 – Rimbursimet

  • Rimbursimet lejohen vetëm në rast se abonimi nuk është aktivizuar brenda afatit të përcaktuar në nenin 3.3. Rimbursimet kryhen në të njëjtën mënyrë pagese që është përdorur gjatë blerjes.
  • Përjashtohet çdo e drejtë për rimbursim pas aktivizimit të abonimit.

Neni 6 – Mosmarrëveshjet e Pagesës

  • Nëse përdoruesi mendon se është tarifuar gabimisht ose ka probleme lidhur me pagesën, ai duhet të kontaktojë menjëherë Kërko360.
  • Kërko360 rezervon të drejtën të refuzojë ose të anulojë abonime në rast të dyshimit për aktivitet mashtrues.

Neni 7 – Dispozita Përfundimtare

  • Përdoruesi, duke kryer pagesën, deklaron se ka lexuar dhe pranuar kushtet e kësaj politike. Çdo mosmarrëveshje që lind nga interpretimi ose zbatimi i këtij neni do të zgjidhet fillimisht me mirëkuptim mes palëve.
  • Në rast se nuk arrihet zgjidhje brenda 30 ditëve, palët i drejtohen Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Kjo politikë është pjesë integrale e kontratës së abonimit dhe i nënshtrohet legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë.