
Rruga Gjiri i Lalzit, Durrës, Albania 3 days ago
4 Bedrooms
1 Bathrooms
1 Garage
522 m2
Air Conditioning
Dishwasher
Internet
TV
CCTV
Shitet Vilë Luksoze Dyshe në Kompleksin “San Pietro”, Gjiri i Lalëzit Çmimi: 835,000 € Në një nga rezidencat më prestigjioze të bregdetit shqiptar, ju ofrojmë këtë perlë arkitekturore, ku eleganca bashkohet me komoditetin modern. Vila ndodhet në zemër të Kompleksit “San Pietro”, duke ofruar jetesë elitare, siguri 24/7 dhe një atmosferë mes gjelbërimit të pishave dhe ajrit të pastër të detit. Karakteristikat kryesore: Strukturë elegante 2-katëshe Sipërfaqe trualli: 522 m² Sipërfaqe ndërtimi: 159.95 m² Oborr privat i gjelbëruar me verandë të bollshme dhe pamje mahnitëse Organizimi i brendshëm: Kati 0 – Ambient ndenje i gjerë & i ndritshëm, kuzhinë luksoze Veneta Cucine me dopio aspirim, dhomë gjumi, tualet, magazinë Kati 1 – 4 dhoma gjumi elegante, tualet modern dhe verandë panoramike Detaje & Investime Premium: Sistem qendror ngrohje/ftohje Daikin Dysheme me ngrohje & parket cilësor Sistem elektrik inteligjent Deviat Oxhak modern me dalje të jashtme Instalime për kuzhinë të jashtme Pishinë private me ujitje automatike & ndriçim smart Mundësi parkimi deri në 3 makina Çdo detaj është menduar me kujdes për të sjellë komfort, luks dhe stil bashkëkohor, duke e bërë këtë vilë një oaz të vërtetë pushimi dhe relaksi. Vetëm pak hapa larg detit, kjo pronë është zgjedhja perfekte për një shtëpi pushimi luksoze apo për një rezidencë të përhershme pranë bregdetit. Na kontaktoni për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë +355 69 700 22 229
Loading schools...
Loading shopping malls...
Loading hospitals...
Agent Contact Details
Listing by Anisa Jaupi Avenue Real Estate Albania