image

Jeni përfitues i një prone? Ja rastet që nuk tatohen.

  • svg Legjislacion
  • Admin
  • svg

Jeni përfitues i një prone? Ja rastet që nuk tatohen.


Kalimi i pronës së paluajtshme nga një individ te një tjetër shpesh shoqërohet me tatime dhe taksa specifike. Një nga format më të zakonshme të transferimit është dhurimi i pronës. Por, cila është barra fiskale që i bashkëngjitet dhuratave të pronës dhe si mund të minimizohen kostot? Ja çfarë duhet të dini:

Rregullat tatimore për pronat e dhuruara

Rregullat tatimore për pronat e dhuruara janë të lidhura me kategorinë e marrëdhënies familjare midis dhuruesit dhe marrësit:

  • Dhuratat midis familjarëve të afërt (prind-fëmijë, bashkëshortë, motër-vëlla) zakonisht përjashtohen nga tatimi mbi fitimin kapital ose tatimet mbi dhuratat.

  • Por kujdes! Dhuratat brenda familjes, por jashtë rrethit të ngushtë familjar i nënshtrohen tatimit mbi fitimin, i cili zakonisht është 15% mbi diferencën midis vlerës së tregut dhe kostos së blerjes së pronës.

Është e rëndësishme që vlera e pronës të deklarohet sipas çmimeve të referencës së tregut, përndryshe administrata tatimore mund të kryejë vlerësime shtesë.

Si të minimizoni barrën tatimore?

Nëse jeni në kërkim të mënyrave me barrën tatimore më të ulët në transferimin e pronësisë, zgjedhja e formës së transferimit luan një rol kyç:

  • Dhurimi Familjar: Opsioni më i përballueshëm për transferimin e pronës kur marrësi është pjesë e familjes së ngushtë.

  • Trashëgimia: Në rastet kur prona transferohet pas vdekjes, trashëgimtarët e ligjshëm i përjashtohen tatimit mbi fitimin, por duhet të paguajnë tarifa administrative dhe noterizimi.

Vetëm dy metodat e mësipërme janë ato që përjashtohen nga pagesa e tatimit mbi fitimin duke ju ulur kështu barrën tatimore që duhet të paguani në përfitimin e një titulli pronësie.


Gjithashtu mund te lexoni: Tatimi i te ardhurave nga qeraja