Këshilla se si të postoni një listim si pronar i nje pasurie te paluajtshme

1. Ngarko fotografi me cilësi të lartë dhe një planimetri:

  • Fotografitë: Mblidhni imazhe cilësore të pronës suaj. Fotoja e kopertinës është thelbësore, pasi është përshtypja e parë që do të shohin blerësit e mundshëm.
  • Merrni parasysh inskenimin nga profesionistet: Organizoni një konsultë me një inskenues profesionist. Ata mund të japin këshilla të vlefshme se si ta prezantoni shtëpinë tuaj në dritën më të mirë. Inskenimi mund të rrisë tërheqjen e pronës suaj për blerësit e mundshëm.
  • Planimetria: Edhe një planimetri e thjeshtë i ndihmon blerësit të vizualizojnë paraqitjen duke i shtuar vlerë listimit tuaj.

2. Jepni adresën e saktë dhe përfshini informacione të qarta kontakti:

  • Sigurohuni që listimi juaj të përfshijë një adresë të saktë
  • Jepni një numër telefoni ose adresë emaili të besuar që blerësit e interesuar t'ju kontaktojnë. Bëjeni të lehtë për ta që të interesohen për pronën.

3. Vendosni një çmim të përshtatshëm:

  • Hulumtoni cmimet e tregut ose bazohuni ne artikujt tane te vlerësimit të pronës.
  • Vendosni nje cmim konkurrues

4. Përshkruani pronën tuaj në detaje dhe theksoni pikat kryesore të shitjes:

Në përshkrimin e pronës suaj, theksoni atë që e bën shtëpinë tuaj të veçantë. A është oborri i gjerë i shtëpisë, kuzhina e përditësuar apo afërsia me shkollat dhe parqet? Jini specifik dhe bindës:

  • Përfshi informacion thelbësor:
    • Numri i dhomave të gjumit, metra katrorë (m²), banjo, etj.
    • Extrat si ashensor, tarracë, vend parkimi ose depo.
  • Theksoni veçoritë unike që nuk shihen në foto.
  • Përmend shërbimet e afërta, transportin publik dhe pikat e interesit.

5. Krijo një titull tërheqës:

Titulli juaj i listimit është gjëja e parë që shohin blerësit potencial. Bëjeni atë përshkrues, konciz dhe tërheqës. Përfshini detaje kyçe si lloji i pronës (p.sh., "Apartament 2+1 80m2, 100,000Euro") dhe mos harroni vendndodhjen.

Dua te shes pronen, si te veproj?

Nese shitja e prones ju duket nje process i komplikuar dhe nuk dini nga t’ia filloni, me poshte ju sugjerojme disa hapa per t’ju thjeshtuar kete pervoje:

1. Zgjidhni kohën më të mirë për të shitur në zonën tuaj:

  • Tregjet e pasurive të paluajtshme ndryshojnë sipas vendndodhjes dhe sezonit. Hulumtoni tendencat lokale për të përcaktuar kohën optimale për të listuar shtëpinë tuaj.
  • Tregu i shitjes (ku kërkesa tejkalon ofertën) zakonisht jep çmime më të mira, por koha është vendimtare.

2. Zgjidhni strategjinë tuaj të përfaqësimit:

  • Vendosni nëse do të punoni me një agjent të pasurive të paluajtshme, do përpiqeni ta shisni vetë duke e reklamuar pronën në Kerko360, apo një kombinim i të dyjave.
  • Një agjent mund të ofrojë ekspertizë, marketing dhe aftësi negociuese, ndërsa shitja vetë ju jep më shumë kontroll, por kërkon përpjekje shtesë dhe gamë më të zgjeruar të shërbimeve që faqja jonë ofron.

3. Përgatitni dokumentacionin e nevojshëm:

  • Mblidhni gjithë dokumentacionin e pronës, mbajeni në një dosje të vetme dhe gjithmonë të gjendshme, pasi ky dokumentacion duhet të jetë në dispozicion që nga momenti i listimit për shitje e deri në momentin e firmosjes së kontratës pranë zyrës noteriale.

4. Bëni përmirësimet e nevojshme në shtëpi:

Vlerësoni gjendjen e shtëpisë suaj dhe adresoni çdo riparim ose përmirësim të nevojshëm. Një pronë e mirëmbajtur tërheq më shumë blerës. Merrni parasysh ndryshime të vogla kozmetike si lyerjen e pronës, ndriçimin LED ose ridekor të ambientëve.

5. Vendoseni çmimin e pronës suaj në mënyrë konkurruese:

  • Kërkoni shtëpi të ngjashme në zonën tuaj të banimit. Kontrolloni çmimet e referencës.
  • Vendosni një çmim konkurrues të listimit bazuar në të dhënat e fundit të shitjeve. Shmangni çmimet tepër të larta, pasi mund të trembin blerësit e mundshëm, por as mos e nënçmoni pronën tuaj.

6. Inskenoni shtëpinë tuaj në mënyrën më të përshtatshme:

Përshtypjet e para kanë rëndësi! Rregulloni, pastroni dhe lëvizni mobiljet për të shfaqur veçoritë më të mira të shtëpisë tuaj. Mund të përfitoni nga shërbimet në faqen tonë për inskenime profesionale ose turre virtuale 3D për të rritur tërheqjen e pronës suaj.

7. Krijoni një plan marketingu efektiv:

  • Promovoni listimin tuaj në mënyra të ndryshme. Zgjidhni me kujdes paketën që ju përshtatet dhe përfshini shikueshmërinë e platformës sonë në rrjete sociale, billboards e transmetime radio dhe TV.
  • Fotot me cilësi të lartë, përshkrimet tërheqëse dhe turre virtuale janë thelbësore për rritjen e suksesit të pronës suaj.

8. Jini të përgatitur për kalimin e sfidave:

Gjatë procesit të mbylljes së shitjes, mund të shfaqen probleme të papritura. Qëndroni të informuar për rezultatet e inspektimit, sfidat e financimit ose çështjet ligjore. Drejtojuni tek ekspertët tanë menjëherë për të mbajtur shitjen në rrugën e duhur.

9. Plotësoni detyrimet e mbylljes:

Merrni pjesë në takimin përmbyllës, nënshkruani dokumentet e nevojshme dhe transferoni pronësinë tek blerësi. Informohuni paraprakisht nëpërmjet noterit për detyrimet tatimore që lindin nga shitja e pronës suaj.

Shitja e një shtëpie mund të jetë proces I gjate dhe emocional nëse keni krijuar kujtime atje. Qëndroni të organizuar, kërkoni këshilla profesionale kur është e nevojshme dhe veproni hap pas hapi. Kontaktoni profesionistet tane ne rast medyshje.