image

Tatimi i te ardhurave nga qeraja

  • svg Legjislacion
  • Admin
  • svg

Tatimi i të ardhurave nga qiraja, çfarë duhet të keni parasysh?

Nese jeni ne nje marredhenie qiraje, automatikisht ju lind detyrimi per pagesen e tatimit ne burim ne shumen 15% te qirase mujore.

Kete shume qiramarresi eshte I detyruar ta zbresi nga shuma e pageses dhe ta kaloje ne organet perkatese. Kjo pagese duhet te kryhet deri ne date 20 te muajit pasardhes.

Tatimi në burim është obligim pagese për pronarin kur pronën që jep me qira e ka një individ/familje dhe për palën tjetër në rast se e ka me qira një kompani/organizatë.

Deklarimi dhe pagesa mund të kryhen on-line, por më parë individi përfitues duhet të paraqitet pranë zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesve pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore, më afër tij, për t’u regjistruar për përgjegjësinë tatimore të tatimit në burim dhe për t’u pajisur me fjalëkalimin për hyrjen në llogarinë e tij në sistemin e deklarimit elektronik.


Është e rëndësishme të theksohet se, duke filluar nga janari 2025, janë parashikuar ndryshime në deklarimin dhe pagesën e tatimit të mbajtur në burim. Këto ndryshime përfshijnë një format më analitik të deklaratës, me detaje të hollësishme për çdo pagesë dhe tatim të mbajtur. Për të qëndruar të informuar mbi këto ndryshime dhe për të shmangur penalitetet për mosdeklarim ose deklarim të vonuar, rekomandohet që qiradhënësit dhe qiramarrësit të konsultohen me profesionistë të fushës ose të ndjekin udhëzimet e përditësuara nga administrata tatimore.


Gjithashtu mund te lexoni: Qeveria prezanton taksë të re për apartamentet me qira ditore