image

LAJM I FUNDIT / Tregu i banesave: Më shumë leje ndërtimi dhe mundësi të reja për strehim

  • svg Informacion
  • svg

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot, më 27 nëntor, të dhënat për lejet e ndërtimit gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, duke evidentuar një rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë.


Gjatë periudhës korrik–shtator janë miratuar 419 leje për ndërtesa të reja, nga 289 në të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke shënuar një rritje prej 45%.


Sipërfaqja e planifikuar për ndërtimet e reja ka arritur në 362.798 metra katrorë, me një rritje vjetore prej 3,5%, ndërsa vlera e projekteve të miratuara, përfshirë punimet inxhinierike, është rritur me 51,6%, duke arritur në 24,1 miliardë lekë.


Ndërtimet për banim vijojnë të dominojnë, duke përbërë rreth 78,5% të lejeve të miratuara. Nga totali, 329 leje janë për ndërtesa rezidenciale dhe 90 për ndërtesa jorezidenciale, ku përfshihen hotele, ambiente tregtare, industriale dhe zyra.


INSTAT sqaron se statistikat janë paraprake dhe mbështeten vetëm në raportimet e bashkive, duke mos pasqyruar tërësinë e lejeve të miratuara në vend.


Burimi: INSTAT – Lejet e ndërtimit, T3 2026⁠