Beschreibung
Shitet Apartament 2+1 me Verande, Xhamllik– Rezidenca “Eshli”, 18.600.000 Leke
Karakteristikat e Prones:
– Apartament 2+1
– Zona Xhamllik
– Rruga Arkitekt Sinani, prane Shkolles Niket Dardani
– Pallat ne ndertim
– Kati i 4 banim
– Siperfaqja Bruto 92.92 m²
– Siperfaqja Neto 79.83m²
– Siperfaqje Verande 27.63
– Cmimi 18.600.000 Leke
Shitet apartament 2+1 me verandë, në Rezidencën “Eshli”, në zonën e Xhamllikut, pranë Shkollës “Niket Dardani”.
Apartamenti ndodhet në katin e katërt të një godine në ndërtim, e pajisur me dy ashensorë. Organizohet në sallon ndenjjeje me ambient gatimi, dy dhoma gjumi, një tualet me dritare dhe verandë me sipërfaqe 27.63 m².
Një nga veçoritë kryesore të kësaj prone është veranda, e cila ka akses të drejtpërdrejtë nga ambienti i gatimit dhe njëra prej dhomave të gjumit. Gjithashtu, ekziston mundësia e krijimit të një daljeje shtesë nga dhoma tjetër e gjumit, duke ofruar më shumë fleksibilitet në organizimin e hapësirave.
Apartamenti ka orientim jugor, duke mundësuar ndriçim të mirë natyral gjatë ditës dhe duke krijuar ambiente më të këndshme për banim.
Një avantazh i rëndësishëm i blerjes në këtë fazë të ndërtimit është mundësia për të personalizuar disa prej përfundimeve të brendshme, si parketi, dyert dhe pajisjet hidrosanitare, sipas preferencave të blerësit, kundrejt një pagese shtesë mbi çmimin e përcaktuar.
Gjithashtu, ekziston mundësia e blerjes së një posti parkimi në katin nëntokësor -2 të rezidencës, me vlerë 20.000 Euro, duke ofruar më shumë komoditet dhe siguri për parkimin e automjetit.
Punimet e godinës parashikohet të përfundojnë brenda vitit 2027. Prona nuk shitet me financim kredie.
Rezidenca “Eshli” ndodhet në zonën e Xhamllikut, një zonë e zhvilluar dhe e preferuar për banim, me akses të shpejtë në rrugët kryesore të qytetit. Në afërsi gjenden institucione arsimore, supermarkete, farmaci, bare dhe shërbime të ndryshme, duke ofruar komoditet dhe lehtësi në përditshmëri.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni në numrin e agjencisë imobiliare!
0692096050
Kontaktinformationen des Agenten
Auflistung von SENA REAL ESTATE