SHITET VILË 4-KATËSHE – SAUK, PRANË PORTËS SË GJELBËR Shitet vilë 4-katëshe, e restauruar vitin e fundit, e pozicionuar në një rezidencë në zonën e Saukut, ngjitur me Portën e Gjelbër. Prona ndodhet në një zonë të frekuentuar, të gjelbëruar dhe shumë të qetë, ideale për banim familjar. Vila ka një sipërfaqe prej 60 m² për kat, me organizim funksional dhe hapësira të shfrytëzuara në mënyrë optimale. Organizimi i vilës: Kati -1: Garazh, një dhomë dhe një tualet. Kati 1: Sallon i bollshëm ndenjeje dhe kuzhinë. Kati 2: Dy dhoma dhe një tualet me ndriçim natyral. Kati 3: Dy dhoma në papafingo dhe një tualet. Karakteristikat dhe investimet: E restauruar vitin e fundit. Instalimet elektrike dhe hidraulike tërësisht të reja. Kondicioner në çdo dhomë. Shitet bosh, gati për mobilim sipas dëshirës së blerësit. Parkimi dhe aksesi: Hyrje e dedikuar për vilën. Parkim privat. Një post parkimi i mbyllur me qepen. Mundësi parkimi edhe për një automjet tjetër përpara vilës. Vila është e bashkëngjitur , ofron akses të dedikuar dhe ndodhet në një ambient të qetë, me gjelbërim dhe privatësi. SHËNIM I RËNDËSISHËM: Fotografitë e publikuara janë rendera ilustruese për të treguar një ide të mundshme të arredimit dhe organizimit të ambienteve. Vila aktualisht është e pamobiluar dhe shitet bosh, e gatshme për mobilim dhe arredim sipas shijes dhe preferencave të blerësit. MUNDËSI PËRDORIMI EDHE PËR BIZNES! Duke qenë se vila shitet bosh dhe është gati për mobilim e përshtatje sipas dëshirës, ajo ofron mundësi jo vetëm për banim, por edhe për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme tregtare ose profesionale. Pozicioni në Sauk, në një zonë të frekuentuar dhe lehtësisht të aksesueshme, e bën pronën një alternativë interesante edhe për biznese të ndryshme, zyra apo aktivitete shërbimi. Një mundësi e mirë për ata që kërkojnë një vilë shumëkatëshe në një nga zonat e kërkuara të Saukut, me investime të reja dhe mundësi për ta personalizuar sipas shijes së tyre.
Kontaktinformationen des Agenten
Auflistung von Century 21 Impact