Villa zu verkaufen TEG, Tirana

7RRQ+PX, Mjull-Bathore, Albania vor 4 Stunden

Appartment

ID: 448438

3 Schlafzimmer

4 Bäder

380 m2

Einzelheiten

  • Immobilien Id 448438
  • Immobilien-ID (Agent) EAST153913
  • Bruttofläche der Immobilie 380 m2
  • Nettofläche der Immobilie 256 m2
  • Etage3
  • Schlafzimmer3
  • Bäder4
  • Entstehungsjahr2024
  • Immobilientyp Wohngebiet
  • Immobilien-Subtyp Villa
  • ImmobilienagentCentury 21 Metropol East
  • Hypothek Ja
  • Adresse 7RRQ+PX, Mjull-Bathore, Albania,
  • Stadt Tiranë
  • Staat Tiranë
  • Land Albania
  • Durchschnittlicher Preis: 785,181 €

Reisezeit

Beschreibung

Ne një nga rezidencat e reja dhe prestigjioze të Tiranës, ofrohet për shitje një vilë 3-kateshe, e ndërtuar në vitin 2023-2024, me arkitekturë moderne, mobilim bashkëkohor dhe organizim funksional në tre nivele.

E pozicionuar vetëm 3 minuta larg TEG-ut, me dalje direkte në autostradë, prona kombinon privatësinë dhe qetësinë e jetesës rezidenciale me aksesin e shpejtë drejt zonave kryesore të qytetit.

-Karakteristikat kryesore

* Sipërfaqe ndërtimi: 257 m²
* Sipërfaqe parcele: 220 m²
* Vilë individuale, 3 nivele (-1, 0, 1)
* Viti i ndërtimit: 2023-2024
* 3 dhoma gjumi + mundësi për një të katërt
* 4 tualete
* Ambient ndenjeje, kuzhinë dhe zonë ngrënieje
* Verandë dhe hapësirë e jashtme private
* Ambient multifunksional
* Dhomë teknike/depo
* Dhomë lavanderie
* 2 vende parkimi
* Plotësisht e mobiluar dhe e pajisur
* Me certifikatë pronësie

-Organizimi i vilës

Kati 0 – Zona e ditës

Ambienti kryesor i ndenjes organizohet në një hapësirë të përbashkët me kuzhinën moderne dhe zonën e ngrënies.
Ndriçimi natyral dhe dalja direkte në verandë krijojnë një lidhje harmonike ndërmjet ambienteve të brendshme dhe hapësirës së jashtme.
Në këtë nivel ndodhet gjithashtu një tualet.

Kati 1 – Zona private e gjumit

* 1 dhomë matrimoniale me tualet privat
* 2 dhoma gjumi të tjera
* 1 tualet të përbashkët në korridor
Organizimi siguron privatësi dhe funksionalitet për anëtarët e familjes.

Kati -1 – Hapësira multifunksionale dhe ambientet ndihmëse

Një nga avantazhet e veçanta të pronës është ambienti multifunksional, i cili aktualisht përdoret si hapësirë për relax.
Ky ambient ofron mundësinë e ndarjes në dy hapësira të veçanta dhe mund të përshtatet, sipas nevojave të blerësit, si:

* Dhomë gjumi shtesë
* Studio pune
* Ambient relaksi
* Palestër private
* Hapësirë argëtimi ose aktivitetesh familjare

Në këtë nivel ndodhen gjithashtu një dhomë teknike/depo, një ambient i dedikuar për larje dhe tharje, si dhe një tualet.

-Sistemet teknike dhe komoditeti
Vila është e pajisur me:

* Sistem kapot, për izolim termik më të mirë të ndërtesës dhe reduktim të humbjeve të energjisë.
* Sistem chiller për ngrohje dhe ftohje, me njësi kondicionimi në çdo hapësirë.
* Panel diellor për ngrohjen e ujit, që ndihmon në shfrytëzimin më efikas të energjisë.
* Furnizim me ujë dhe energji elektrike 24 orë, për komoditet dhe funksionim të pandërprerë të banesës.

Këto sisteme kontribuojnë në krijimin e një ambienti të rehatshëm jetese gjatë gjithë vitit dhe në përdorimin më efikas të energjisë.

-Rezidenca dhe vendndodhja

Residenca ofron një mjedis të organizuar rezidencial, ku administrimi, mirëmbajtja, rregulli dhe pastërtia e ambienteve të përbashkëta përbëjnë një vlerë të shtuar për banorët.

Vendndodhja, vetëm 3 minuta nga TEG-u dhe me dalje direkte në autostradë, mundëson akses të shpejtë dhe praktik, duke ruajtur njëkohësisht qetësinë e jetesës brenda rezidencës.

-Pse ta zgjidhni këtë pronë?

Kjo vilë përfaqëson një kombinim të arkitekturës moderne, organizimit funksional dhe sistemeve teknike që mbështesin komoditetin e përditshëm.

Organizimi në tre nivele, fleksibiliteti i katit -1, hapësirat private të jashtme dhe infrastruktura e rezidencës e bëjnë një alternativë të përshtatshme për familjet që kërkojnë cilësi jetese dhe funksionalitet.

Vila shitet plotësisht e mobiluar, në gjendjen aktuale, duke ofruar mundësinë e banimit të menjëhershëm.

Prona disponon certifikatë pronësie.

Çmimi i shitjes: 550,000 €

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.

Hypotheken-Rechner

Monatliche Ratenzahlung
Gesamtbetrag

In der Nähe:

Loading schools...

Loading shopping malls...

Loading hospitals...

Kontaktinformationen des Agenten

photo
Auflistung von Century 21 Metropol East
0.0 (0 REVIEWS)
logo

REVIEWS

(0 REVIEWS)
Mehr zeigen