Penthouse-i ku dikur ka jetuar ylli i muzikës Lady Gaga ka dalë në shitje për plot 7 milionë dollarë. I vendosur në lagjen Hell’s Kitchen në Manhattan, apartamenti luksoz shtrihet në dy kate, me një sipërfaqe të brendshme prej rreth 344 m² dhe një tarracë private prej 102 m², nga ku mund të shijohen pamje spektakolare të qytetit dhe lumit Hudson. Rezidenca përfshin 3 dhoma gjumi, 3 banja, një zyrë, ambiente të bollshme ndenjjeje, oxhak mermeri dhe parkim privat. Një tjetër detaj interesant është se ndërtesa dikur ka qenë studioja legjendare e regjistrimit The Hit Factory, ku kanë punuar emra si Michael Jackson dhe Madonna. Më poshtë, shikoni fotot nga brenda shtëpisë së Lady Gaga-s: