Ofrohet për shitje një apartament modern me sipërfaqe totale 102.13 m², i pozicionuar në katin 0 të një pallati të ndërtuar në vitin 2014, në një nga zonat më të preferuara të Tiranës, Rruga Eduard Mano.
Apartamenti organizohet në:
✔️ Sallon të bollshëm me kuzhinë open-space
✔️ 2 dhoma gjumi
✔️ 2 tualete
✔️ Ballkon
Prona është e investuar me materiale cilësore dhe punime moderne, duke përfshirë parket, ndriçim LED të fshehur, veshje premium në tualete dhe dritare termike. Ofrohet e pamobiluar, duke i dhënë mundësinë blerësit ta arredojë sipas stilit dhe preferencave të tij.
Falë orientimit JugJuglindje/Lindje dhe ekspozimit në dy fasada, apartamenti përfiton ndriçim natyral dhe ajrosje shumë të mirë gjatë gjithë ditës, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe komod.
Pozicioni i pronës ofron akses të shpejtë drejt Liqenit Artificial, Kopshtit Zoologjik, Komunës së Parisit dhe akseve kryesore të qytetit, duke e bërë një zgjedhje ideale si për banim, ashtu edhe për investim.
Στοιχεία Επικοινωνίας Πράκτορα
Καταχώριση από Remax Home