ë fillim të Bulevardit të Ri, në Rrugën Karl Gega, ofrohet me qira një ambient me planimetri 2+1, i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme profesionale dhe administrative.
Prona ka një sipërfaqe prej 92 m² dhe ndodhet në katin e dytë të një pallati banimi. Organizimi i brendshëm ofron tre ambiente të veçanta pune, një ambient gatimi dhe një tualet, duke mundësuar shfrytëzimin funksional të hapësirës sipas nevojave të aktivitetit.
Apartamenti do të dorëzohet bosh, duke i dhënë qiramarrësit mundësinë për ta përshtatur dhe organizuar sipas identitetit dhe kërkesave të biznesit të tij. Mobiliet e shfaqura i përkasin qiramarrësit aktual, i cili parashikohet të largohet në fund të nëntorit 2026.
Pozicionimi në fillim të Bulevardit të Ri, me akses të favorshëm në akset kryesore të qytetit, e bën këtë pronë një alternativë interesante për zyra kompanish, studio profesionale, agjenci imobiliare, konsulence dhe aktivitete të tjera biznesi.
Karakteristikat e pronës:
Tipologjia: 2+1
Sipërfaqe: 92 m²
Kati: 2 (pallat banimi)
Gjendja: Bosh në momentin e dorëzimit
Organizimi: 3 ambiente pune, ambient gatimi dhe 1 tualet
Mundësi parkimi me pagesë ekstra
Çmimi: 80,000 lekë/muaj
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni +355692029933.
Υπολογιστής προσιτότητας ενοικίου
Μπορείτε να αντέξετε οικονομικά €0/μήνα
Θα σας μείνουν €0/μήνα για να ξοδέψετε.
25%
€0
50%
37% του ακαθάριστου εισοδήματος
ΑΠΟΠΟΙΗΣΗ ΕΥΘΥΝΗΣ: Το υπολογισμένο αποτέλεσμα είναι απλώς μια πρόταση. Όλοι οι προσωπικοί και οικονομικοί παράγοντες πρέπει να ληφθούν υπόψη πριν από την υπογραφή μισθωτηρίου συμβολαίου.
Στοιχεία Επικοινωνίας Πράκτορα
Καταχώριση από Pasquale