image

Cilat jane kostot e shitjes se shtepise?

  • svg Information
  • Admin
  • svg

Shitja e shtepise shoqerohet, pervec fitimeve edhe me kostot e saj. Me poshte ju rendisim cfare duhet te merrni parasysh si shpenzime ne kete proces:

·         Tatim fitimi. Shitësi paguan tatim fitimin sipas legjislacionit ne fuqi, ne vleren 15 % te fitimit nga shitja. Fitimi ka disa menyra per t’u perllogaritur ne baze te menyres se perfitimit te prones, por pergjithesishte eshte: Cmimi I shitjes – Cmimi I blerjes. Mbi kete diference llogaritet 15% e tatim fitimit per t’u paguar.

·         Taksa vendore mbi kalimin e të drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme. Kjo takse vendoset për ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e paluajtshme në çastin e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi to. Taksa paguhet nga personi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, para kryerjes së regjistrimit, në përputhje me aktet ligjore në fuqi.

·         Tarifat për shërbimet e ofruara nga Agjencia Shteterore e Kadastres. Këto janë tarifa që paguhen nga shitesi për regjistrimin e transaksionit të shitjes së pronësisë në regjistrin zyrtar të pasurisë së paluajtshme. Tarifat bazohen në vlerën e pronësisë dhe tarifat vendore të përcaktuara.

·         Tarifa Noteriale për përgatitjen e dokumentacionit, formulimin kontratës se shitblerjes dhe marrëveshjet e nevojshme. Tarifa për shërbimet noteriale është zakonisht rreth 0.2% e çmimit të shitjes.

·         Tarifa e Agjencisë Real Estate. Për shitësin kjo tarife pergjithesisht është 3% e shumës së përcaktuar në kontratën e shitblerjes dhe për blerësin është 1 %.