8RVG+M4W, Tiranë, Albania hace 6 días
2 Habitaciones
2 Baños
Garaje
115 m2
Aire acondicionado
Lavavajillas
Internet
TV
Ascensores
Supermercado
Café / Restaurante
Lavado de autos / Lavandería
Estaciones de bicicletas
Fácil acceso en transporte público
Jepet me qira një apartament komod dhe i mirëorganizuar tipologji 2+1+2, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara dhe me zhvillimin më të shpejtë në Tiranë, te 5 Maji. Apartamenti ofron hapësira të bollshme, ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe një organizim funksional që e bën të përshtatshëm si për familje, ashtu edhe për profesionistë që kërkojnë rehati dhe akses të lehtë në qytet. Prona përbëhet nga një sallon i madh së bashku me ambientin e gatimit, dy dhoma gjumi të rehatshme, dy tualete dhe ballkon. Ambientet janë të mobiluara dhe të pajisura për një jetesë komode, me arredim bashkëkohor dhe pajisje shtëpiake funksionale. Dritaret e mëdha sigurojnë ndriçim të bollshëm natyral dhe ventilim të mirë në çdo hapësirë të apartamentit. Ndodhet në një pallat të mirëadministruar, me ashensor dhe standarde të mira ndërtimi. Zona e 5 Majit ofron të gjitha facilitetet e nevojshme për jetesën e përditshme, si markete, farmaci, shkolla, kopshte, qendra shërbimesh, transport publik dhe akses të shpejtë drejt qendrës së Tiranës dhe akseve kryesore të qytetit. Ky apartament është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një banesë të rehatshme, në një zonë të zhvilluar dhe me perspektivë të lartë. Kombinimi i hapësirave funksionale, vendndodhjes strategjike dhe komoditetit e bën këtë pronë një mundësi shumë të mirë për qira afatgjatë. Apartamenti lirohet ne date 15 Korrik! Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni në numrin e telefonit të publikuar.
Loading schools...
Loading shopping malls...
Loading hospitals...
Datos de contacto del agente
Listado por Migena Cara