Bulevardi Bajram Curri 4 javë më parë
2 Dhomat e gjumit
2 Tualete
Garazh
174 m2
Air Conditioning
Internet
CCTV
• Downtown One është një ndërtim 37 kate mbi tokë dhe 5 kate parkimi nëntokë, multifunksional, i pozicionuar në zemër të Tiranës. Objekti, i cili do të jetë ndërtimi më i lartë në Shqipëri me një lartësi prej 144m, do të jetë plotësisht funksional në vitin 2024. • Ne Downtown One nuk gjeni dy apartamente njësoj sepse secili ka individualitetin e tij, si rezultat i konsolave të cilat krijojnë ballkone dhe llozha të veçanta. Të përbashkëtat e apartamenteve janë hapësirat e bollshme, fushëpamja nga lartësia dhe ndriçimi natyral i cili depërton nëpërmjet vetratave të mëdha. - Katet 19-36 - 4 Ashensorë të dedikuar. - Recepsion i dedikuar për zonën e banimit. - Sistem qëndror ngrohje-ftohje-ventilim. - Lartësi apartamenti prej 3.3 metrash. - Shkarkues mbetjesh në çdo kat. • Vecoria më interesante e stilit arkitekturor është harta e Shqipërisë e skalitur në zemër të fasadës dhe kombinimi i ballkoneve dhe llozhave që simbolizojnë malet e Shqipërisë.Ky ndertim respekton parametra dhe standarde të paaplikuara më parë në Shqipëri për të garantuar siguri dhe qëndrueshmëri absolute. • Lidhet drejtpërdrejtë me akset kryesore: me unazën e vogël, vetëm 10 minuta larg unazës së madhe, 2 minuta larg Bulevardit Qendror dhe me akses të pakrahasueshëm me institucionet qendrore e vendore dhe sektorin financiar. • Apartamenti organizohet ne: - 2 dhoma gjumi. - 2 tualete. - Orientim jug-lindje. • Apartamenti mund te jete si per banim por edhe nje mundesi e mire investimi per ta dhene me qira per zyra ose per banim si me qera afatgjate ose me qira ditore. Shitet dhe parkim sipas preferences ne katin -1, -2, -3, -4 ose ne -5 me cmim ekstra. Per me shume informacion, na kontaktoni!
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga CENTURY 21 Bridge