Shitja e shtepise shoqerohet, pervec fitimeve edhe me kostot
e saj. Me poshte ju rendisim cfare duhet te merrni parasysh si shpenzime ne
kete proces:
·
Tatim fitimi. Shitësi paguan tatim fitimin sipas
legjislacionit ne fuqi, ne vleren 15 % te fitimit nga shitja. Fitimi ka disa
menyra per t’u perllogaritur ne baze te menyres se perfitimit te prones, por
pergjithesishte eshte: Cmimi I shitjes – Cmimi I blerjes. Mbi kete diference
llogaritet 15% e tatim fitimit per t’u paguar.
·
Taksa vendore mbi kalimin e të drejtës së
pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme. Kjo takse vendoset për ndërtesat dhe të
gjitha pasuritë e paluajtshme në çastin e kalimit të së drejtës së pronësisë
mbi to. Taksa paguhet nga personi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë
e paluajtshme, para kryerjes së regjistrimit, në përputhje me aktet ligjore në
fuqi.
·
Tarifat për shërbimet e ofruara nga Agjencia
Shteterore e Kadastres. Këto janë tarifa që paguhen nga shitesi për
regjistrimin e transaksionit të shitjes së pronësisë në regjistrin zyrtar të
pasurisë së paluajtshme. Tarifat bazohen në vlerën e pronësisë dhe tarifat
vendore të përcaktuara.
·
Tarifa Noteriale për përgatitjen e
dokumentacionit, formulimin kontratës se shitblerjes dhe marrëveshjet e nevojshme.
Tarifa për shërbimet noteriale është zakonisht rreth 0.2% e çmimit të shitjes.
·
Tarifa e Agjencisë Real Estate. Për shitësin kjo
tarife pergjithesisht është 3% e shumës së përcaktuar në kontratën e
shitblerjes dhe për blerësin është 1 %.