
Bulevardi Gjergj Fishta 3 ditë më parë
2 Dhomat e gjumit
2 Tualete
Garazh
197 m2
Shitet apatament ne nje nga ndertimet me te reja Ekspozita Building i tipologjise 2+1+2. Apartamenti eshte i organizuar ne sallon ndenje dhe kuzhine me panje te lire nga jugu dhe perkatesisht bulevardi. Ndodhet ne katin e njembedhjete me orientim jug-lindje dhe perendim. Ekspozita Building, nje projekt unik ne zemer te Tiranes me 24 kate nga te cilat 25.509 m2 banim, 980 m2 njesi dhe 712 poste parkimi. Dizajni i godinës i ka kushtuar vëmendje të madhe klimës së Tiranës. Nivelet e larta të izolimit të saj, hijet diellore për të minimizuar fitimin e nxehtësisë dhe tarracat e mëdha që veprojnë si rregullues diellor, sigurojnë që ndërtesa do të ketë nevojë për 30% më pak energji se zhvillimet e tjera të krahasueshme. Forma arkitekturore e ndërtesës është frymëzuar nga forma e malit të Dajtit. Ky projekt thekson hapësirat e gjelbra dhe zonat e përbashkëta që favorizojnë ndërveprimin mes banorëve. Godina multifunksionale Ekspozita, do të ketë një lartësi totale prej 93 metrash, me 24 nivele mbi tokë dhe 5 nëntokë. Zonat e parkimit, tregtare dhe zyrave do të kenë akses në 16 ashensorë me shpejtësi të lartë. Zona e banimit e pallatit do të shërbehet nga 10 ashensorë. Zonë e preferuar për banim pasi ofron të gjitha facilitet dhe një standart elitar jetese.
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga CENTURY 21 Royal