
Rruga Medar Shtylla 4 ditë më parë
2 Dhomat e gjumit
2 Tualete
Garazh
121 m2
Shitet Apartament 2+1+2 ne nje nga ndertimet me cilesore qe po ndertohet në Rr. "Medar Shtylla", në zonën e njohur si Komuna Parisit. Sip neto - 100.5 m2 Sip bruto - 120.6 m2 Apartamenti ndodhet ne katin e 9-te , eshte i organizuar ne nje sallon me ambient gatimi, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe ballkon. Dhoma matrimoniale disponon tualet me vete dhe garderobe Disponon nje post parkimi ne katin -4. Godina e propozuar është konceptuar si një objekt i zhvilluar në vertikalitet. Objekti, në 2 katet e para zhvillohet me ambjente shërbimi në formën e zyrave dhe ambjenteve tregtare. Katet e mesipërme do jenë banesa duke ofruar apartamente nga konfigurimet më të ndryshme me hapsira të bollshme. Fasada e objektit synon të ketë një simetri në grid-in e tij, për t'u lehtësuar nga një hapje në katin e katërt, të cilat në konturimin e objektit në vetvete lehtësohen nga përdorimi i elementit të xhamit. Ky kat është më i lartë në lartësi sesa kati mesatar i objektit. Gridi i krijuar vjen i ruajtur me ngjyre neutrale në fasadë ku hapjet përkojnë me funksionin e vetë objektit. Luhet me ritmin në fasadë duke filluar nga harqet në katin përdhe, me carje vertikale në katet e para të shërbimeve, duke vazhduar më sipër në fasadë me një lloj ritmi vertikal-horizontal në carje. Sikurse mund të shihet objekti në grid-in e fasadës së tij ka disa momente gjelbërimi të cilat përkojnë me ambjentet e "oborreve të brendshme" për vetë apartamentet. Per nje vizite ne prone ju lutem na kontaktoni.
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga Century 21 Adore