Rruga Murat Tërbaçi 6 ditë më parë
2 Dhomat e gjumit
1 Tualete
Garazh
135 m2
Apartamenti ndodhet vije e pare me detin ne Lungo Mare Vlore . Siperfaqe neto 113.7m2 Siperfaqe bruto 134.6 m2 Kati i 4-te Pozicioni gjeografik I vendit ku do ndërtohet objekti karakterizohet nga një klimë mesdhetare me shumë diell, sidomos gjatë sezonit veror, duke ndikuar direkt në përzgjedhjen e materlaieve të fasadës dhe zgjidhjes arkitekturore. Fasadat e objektit karakterizohen nga përdorimi I materialeve transparente të vetratave dhe fasades së xhamit, duke siguruar më shumë transparence me mjedisin e jashtëm. Dielli I tepërt I verës do të pengohet duke përdorur xham me factor të lartë diellëzimi Low-E, si dhe hijezues vertikal. Në faqet pa dritare është parashikuar veshje me sistem fasadë të ventiluar me strukturë metalike dhe panele kompozit te tipit alpolic të bardhë. Në fasadat e katit përdhe janë përdorur vetrata transparente, duke krijuar një hapesire me te madhe drite dhe shikueshmerie. Ballkonet kanë parapet xhami transparent dhe përdorimi i hijezuesve të drurit i japin ambienteve të brendshme hapësirë dhe hijëzim në ditët e nxehta të verës. Përdorimi I disa elementeve të ndryshem në fasadë e bëjnë objektin të larmishëm në ngjyra e materiale. Sheshi i ndertimit ndodhet ne shetitoren Lungomare, ne qytetin e Vlores. Ne veri te sheshit te ndertimit ndodhen 3 objekte ekzistuese 1 kat, ne jug ndodhet nje objekt 9 kate, ne lindje ndodhet nje objekt 3 kate dhe nje objekt 2 kate dhe ne perendim ndodhet shetitorja e Lungomares. Janë parashikuar 8 ashensorë për banoret për lëvizjen nga kati i dytë nëntokë deri në katin e fundit me kapacitet për 6 persona secili. Per me teper detaje me kontaktoni :
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga Ariana C21NEOM