
Rruga Murat Tërbaçi 20 orë më parë
2 Dhomat e gjumit
1 Tualete
Garazh
97 m2
Air Conditioning
Lavapjate
TV
Rezidenca Poseidon në Lungomare, Vlorë, është një objekt banimi dhe shërbimesh me 11 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë. Në objekt është aplikuar sistemi i fasadës së ventiluar me strukturë metalike, një teknologji e re ndërtimi që siguron eficencë të lartë energjie, izolim akustik, performancë afatgjatë e strukturës së ndertesës dhe mbrojtje kundër lagështisë. Përdorimi i vetratave transparente në fasadat e katit përdhe, krijojnë një hapësirë më të madhe drite dhe shikueshmërie. Ky apartament i tipologjisë 2+1 që ofrojmë për shitje ndodhet në një nga vendet më të kërkuara dhe të bukura të bregdetit shqiptar, në zemër të Lungomares, me pamje fantastike nga bregdeti i Vlorës. Me një sipërfaqe totale prej 97m² dhe sipërfaqe fizike prej 82.6 m², ky apartament ofron një mundësi të shkëlqyer për ata që kërkojnë një hapësirë moderne dhe komode për banim. Në afërsi gjenden lokale dhe restorante elegante, të cilat ofrojnë mundësi për argëtim dhe relaks. Per me shume informacion ose nje vizite ne prone na kontaktoni!
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga CENTURY 21 Solution