Apartament 2+1, Sauk I Vjeter, Tiranë, Në Shitje

Rruga Hiqmet Buzi 1 ditë më parë

Çmimi: 36,000,000 ALL

Apartment

ID: 581140

2 Dhomat e gjumit

2 Tualete

Garazh

111 m2

Detaje

  • ID e Pronës 581140
  • ID e Pronës (Agjent) AP412
  • Sip. e pronës 111 m2
  • Kati1
  • Dhomat e gjumit2
  • Tualete2
  • Ballkone1
  • Viti ndërtimit2025
  • Klasi i energjisëA+
  • Lloji i pronës Banim
  • Nenkategoria e prones Apartament
  • Agjenti i pronësOrion sh.p.k
  • Hipotekë Po
  • Parket
  • Kontrolluar nga noteri
  • Ashensor
  • Sistem Alarmi
  • Oborr
  • Vaskë
  • Pishinë
  • Verandë
  • Pikë referimi Green Valley 3
  • Adresa Rruga Hiqmet Buzi, 1044
  • Qytet Tiranë
  • Qarku Tiranë
  • Shteti Albania
  • Çmimi mesatar në zonë 1,599,173 ALL

Koha e udhëtimit

Karakteristikat/Facilitetet

Air Conditioning

Lavapjate

Internet

TV

CCTV

Përshkrimi

Green Valley është një rezidencë ekskluzive që prezanton një koncept unik dhe avangard të kuruar nga arkitekti i mirënjohur zviceran, Davide Macullo. Njihuni më tej me projektin që padyshim vulën e rezidencës më origjinale dhe premium në Tiranë. Zbuloni një rezidencë ku arkitektura e jashtëzakonshme, ekskluziviteti i pakrahasueshëm dhe përvojat e paharrueshme bashkohen për të përcjellë më të mirën e jetës luksoze. Green Valley nuk është thjesht një rezidencë, por një koncept i krijuar me kujdes që shtrihet në tre faza: Green Valley 1, Green Valley 2 dhe Green Valley 3. Në zemër të këtij koncepti është ideja e propozuar nga arkitekti Davide Macullo: një simbiozë mes sipërfaqeve të brendshme me organizim optimal dhe oborreve të gjelbra të jetueshme në çdo stinë, të cilat vijnë si zgjatime të hapësirave të brendshme. Në këtë projekt vizionar, ne guxojmë të kalojmë çdo rezidencë, duke ju ofruar një udhëtim magjepsës drejt një oazi qetësie. Çdo detaj i Green Valley është projektuar dhe ndërtuar për të siguruar komoditetin dhe lirinë maksimale, duke përmirësuar çdo moment të jetës suaj të përditshme. Vendndodhja I vendosur në një nga zonat më të gjelbra dhe të bukura të Tiranës, Green Valley krenohet me një vendndodhje të lakmuar dhe magjepsëse. Me pamje nga Parku i Madh i Liqenit dhe nën këmbët e kodrave panoramike të Selitës, "Green Valley" ju ofron lidhje direkte me akset kryesore të qytetit, mundësi për tranport publik dhe distancë të pranueshme për levizje në këmbë. Përjetoni më të mirën e të dy botëve në Green Valley: peizazhet më të gjelbra dhe më mahnitëse të qytetit, të kombinuara me lehtësinë e aksesit në gjithçka që Tirana ka për të ofruar. Green Valley ofron një realitet të prekshëm ku mund të kënaqeni me bukurinë e natyrës pa hequr dorë nga jeta urbane. E përbërë nga 49 apartamente premium të organizuara në 8 godina me 3 kate, të cilat propozohen kryesisht 2 apartamente në kat, Green Valley garanton qetësinë larg ritmit të shpejtë dhe të zhurmshëm të Tiranës, frymëzimin për t’u lidhur me natyrën, relaksin në një shtëpi që ju mbush me energji në çdo detaj. Avantazhet e apartamenteve premium: • Investim 100% i sigurt dhe me vlerë të shtuar në kohë • Komunitet i përzgjedhur banorësh • Organizim optimal i çdo hapësire • Apartamente të orientuar nga tre anë, maksimumi i dritës dhe diellëzim i plotë • Apartamente me oxhak • Kuzhinë tërësisht e zonuar dhe me ajrosje natyrale • Dhomë matrimoniale me garderobë • Dhoma gjumi komode në hapësirë • Dy tualete me ajrim natyra Të jetosh në apartament, pa u kushtëzuar nga hapësirat, në zemër të natyrës, ky është realitet i prekshëm vetëm në Green Valley. Hapësirat Në oazin e qetë të Green Valley, të rrethuara nga pemë të harlisura dhe kopshte private dhe publike, hapësirat në Green Valley ju ofrojnë një përzierje harmonike të jetesës së brendshme dhe të jashtme. Vilat rrethohen nga gjelbërimi dhe pemët, në secilën prej tyre hapësira e jashtme është një tejzgjatje e hapësirës së brendshme dhe ka një funksion. Apartamentet në katin 0 janë të rrethuar nga kopshtet private në të gjithë drejtimet, për të dhënë lidhjen më të ngushtë me natyrën. Në Green Valley, ne besojmë se një shtëpi duhet të jetë më shumë se vetëm katër mure. Shtëpia duhet të jetë një vend i shenjtë ku natyra ndërthuret me jetën moderne, duke ju lejuar të shpëtoni nga ritmi i shpejtë dhe i zhurmshëm i jetës së përditshme dhe të përqafoni një përvojë të paharrueshme e aspak monotone. Duke përfshirë teknologjinë e avancuar ekologjike, ne kemi krijuar një përvojë jetese harmonike dhe miqësore me mjedisin për banorët tanë, ku komoditeti, cilësia dhe qëndrueshmëria shkojnë krah për krah. • Termo-izolim të plotë • Zë-izolim të plotë • Sistem qendror ngrohje - ftohje të ajrit • Sistem qendror ngrohje të ujit

Planet e katit

Llogaritja e kredisë

Këste mujore
Shuma Totale

Detajet e Kontaktit

photo
Publikuar nga Orion sh.p.k
0.0 (0 VLERËSIMET)
  • Telefon: 0697004040
  • Email: info@orion.al

VLERËSIMET

(0 VLERËSIMET)
Shfaq më shumë

Rezervoni një takim

Zgjidhni Datën dhe Orën

Lloji I tour-it