
Rruga Hamdi Garunja 1 javë më parë
3 Dhomat e gjumit
2 Tualete
Garazh
122 m2
Air Conditioning
Internet
TV
SHESIM APARTAMENT 3+1+2 TEK LIQENI I THATE- Palladium Residences. Apartamenti perbehet nga 3 dhoma gjumi, 1 dhome ndenjeje, 2 tualet dhe 1 ballkon Apartamenti ka nje siperfaqe totale se bashku me hapesirat e perbashketa 122.24 m2 Siperfaqe neto prej 105.84 m2. Kjo Rezidence përbëhet nga 5 kate mbi tokë hapesira residenciale dhe 2 katet nëntokë. Eshte nje projekt I cili ofron standardet më të larta në ndërtim dhe shërbim. Arkitektura e ndërtesës lejon qarkullimin e ajrit, dritë natyrale dhe integrimin e mjedisit përreth me apartamentin. Hyrja dhe dalja nga residenca mbikqyret nga rojet e sigurisë dhe kamerat vëzhguese 24/24. Struktura e ndërtesës ka një qëndrueshmëri e cila përballon tërmete deri në 9 Balle pasi hekuri i përdorur është i markës Sidenor dhe marka e betonit 300 janë të kontrolluara nga laboratorët e SGS duke garantuar sigurinë, cilësinë dhe rezistencën e materialit. Në këtë mënyrë struktura mban dhe peshën natyrale të godinës dhe i reziston lëkundjeve. Recepsioni në hyrje të ndërtesës do të jetë në dispozicion të banorëve për çdo informacion që do të nevojitet. Organizimi I Kompleksit: • Kompleksi do të ketë 94 apartamente në total. • 88 vende parkimi në total ku në katin nëntokë -2 do të ketë 61 vende parkimi dhe në katin nëntokë -1 do të ketë 27 vende parkimi. • Kompleksi do të jetë i pajisur me SPA të brendshme në residencë e cila është e pajisur me pishinë të brendshme prej 208 m2 me cilësinë më të lartë të ujit dhe teknologjisë Gjermane Fresnius me përvojë nga AQUAPARK. • Fittness me sipërfaqe prej 1500 m2 do të jetë e pajisur me teknologjinë më bashkëkohore të pajisjeve për trajnim dhe instruktorë profesionistë. • Gjithashtu në ambjentet e jashtme do të ketë Supermarket prej 333m2 i cili do të jetë në shërbim të residentëve, si dhe bar kafe brenda dhe jashtë kompleksit. Per me teper informacione mbi apartamentin apo nje vizite ne prone, na kontaktoni!
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga Century 21 Partners