
Rruga Egnatia 1 javë më parë
0 Dhomat e gjumit
4 Tualete
Garazh
900 m2
Air Conditioning
TV
Shitet kapanon ne Tirana Industrial Park, i ndodhur ne afersi te mbikalimit te Rinasit, ne rrugën dytësore përgjatë Autostradës Tiranë-Durrës,e cila është një arterie kryqëzimi destinacionesh shumë të rëndësishme, si Porti i Durrësit, Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, Rruga e Kombit drejt Kosovës, si dhe drejt Maqedonisë së Veriut nëpërmjet aksit rrugor Tiranë-Elbasan. TIP ka gjithashtu një pozicion strategjik për biznesin, me një rreze të shkurtër, shërbimesh, pagesash dhe doganash të cilat i përkasin logjistikës. Ky Park Industrial dhe Logjistik, shtrihet në një siperfaqe prej rreth 136 ha, duke shërbyer si një hapësirë e gjerë dhe e dedikuar njësive të mëdha, në këtë rast kapanoneve industriale dhe logjistike, të cilat pjesën ballore të tyre e kanë të mirë-projektuar për të funksionuar si zyra apo hapësira ekspozimi (showroom). Sipërfaqja totale e Tirana Industrial Park është 76.000m². Kapanoni mund të shërbejnë për magazinim dhe ekspozim apo shitje si dhe prodhim i industrive të lehta (fazon ose tekstile, apo lloje biznesesh te ndryshme ) Kapanon eshte me sipërfaqe 1100m² x12m lartesi, ku nga keto : magazina 700m² + 200m² showroom dhe ambiente zyrash dhe 2 tualete ne katin e pare, dhe 200m2 zyra , ambiente kuzhine , dhe 2 tualete ne katin e dyte ! Per me shume informacion, kontakto tani!
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga Century 21 Partners