
Autostrada Thumanë Kashar 1 ditë më parë
0 Dhomat e gjumit
0 Tualete
1 Garazh
3200 m2
Ofrohet për shitje kapanon i ri, i ndërtuar me standarde të larta dhe me dokumentacion të rregullt pronësie, i pozicionuar në një vend strategjik dhe me potencial të lartë për zhvillim biznesi. Karakteristikat e Pronës: - Sipërfaqja e kapanonit: 1400 m² hapësirë e brendshme funksionale. - Sipërfaqja e tokës: 2000 m², ideale për shfrytëzim shtesë ose zgjerim biznesi. - Vendndodhja: -2 km nga Ura e Gjolës. -Vetëm 5 minuta nga Aeroporti i Rinasit. -30 minuta nga Porti i Durrësit, duke ofruar akses të lehtë në rrjetin e transportit tokësor, ajror dhe detar. Infrastruktura dhe Facilitete: - Transformator individual 20 kV, që siguron furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike. - Sistem furnizimi me ujë 24 orë, i siguruar nga një pus i dedikuar. - Sistem me gropë septike, për menaxhim eficient të mbetjeve. - Objekti është i përshtatur për hyrje dhe dalje të mjeteve të mëdha, përfshirë kamionë dhe trajlerë. - Lartësia e kapanonit: 6.5 metra, me mundësi modifikimi të brendshëm sipas funksioneve të ndryshme (p.sh., zyra, depo, linja prodhimi). -Prona disponon dokumentacion të rregullt pronësie, duke garantuar një proces të sigurt transaksioni. Përdorimi i pronës: Kjo pronë është ideale për aktivitete biznesi si: - Depo të mëdha - Linja prodhimi - Logjistikë dhe transport - Aktivitetet e tjera të industrisë së lehtë dhe të mesme. Për më shumë informacion apo nje vizite ne prone na kontaktoni!
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga CENTURY 21 Astoria