
Rruga Petrela 9 orë më parë
0 Dhomat e gjumit
2 Tualete
Garazh
161 m2
Mirë se vini në Park Avenue, një projekt elitar dedikuar biznesit! Park Avenue është një projekt vizionar dhe i vendosur në qendrën e re urbane e dinamike të Tiranës. Si një projekt i pakrahasueshëm dedikuar biznesit, Park Avenue pozicionohet në mënyrë strategjike në Bulevardin e Ri të kryeqytetit, qendra e re për bizneset dhe institucionet. Përmes konceptit të tij ambicioz, ky projekt kapërcen pritshmëritë duke krijuar një sinergji harmonike midis zyrave moderne të biznesit, njësive tregtare dhe ndërtesave luksoze të banimit, të gjitha të ndërthurura me një përkushtim të jashtëzakonshëm përmes shesheve të gjera rekreative dhe hapësirave publike. Në Park Avenue, ne kemi krijuar një komunitet që nxit inovacionin, rritjen dhe mirëqenien; një komunitet të jashtëzakonshëm që do të vendosë një standard të ri për jetesën urbane. Vendndodhja Park Avenue gëzon një pozicion strategjik dhe kryesor përgjatë Bulevardit të Ri të Tiranës, duke u lidhur me unazat e qytetit. Park Avenue është i vetmi projekt që ofron pamje të plotë mbi parkun që do të ndërtohet në zonë sipas projektit të Bashkisë Tiranë, të përgatitur nga Grimshaw Kjo zonë e jashtëzakonshme është vendosur të bëhet qendra e re për institucionet dhe kompanitë prestigjioze, prandaj Park Avenue paraqet për ju një mundësi të shkëlqyer për të qenë pjesë e një projekti vizionar dhe me vendndodhje strategjike. Park Avenue përcjell ekselencën e Orion si brand në çdo detaj dhe premton të jetë një katalizator për sukses, duke e ngritur biznesit tuaj në të tjera nivele dhe duke përmirësuar cilënë e jetës urbane. Njësi biznesi Park Avenue prezanton me krenari njësitë e biznesit, duke i shtuar një kryevepër arkitekturore peizazhit të kryeqytetit. Me një vendndodhje strategjike dhe praninë e shesheve rekreative, këto njësi ofrojnë garanci suksesi për një gamë të larmishme shërbimesh dhe biznesesh. Karakteristikat kryesore të njësive të biznesit në Park Avenue përfshijnë: Katet e shërbimit: Të pozicionuara në nivelet 0 dhe +1 të rezidencës, Park Avenue ofron dy kate shërbimi të dedikuara që plotësojnë nevojat specifike të biznesit tuaj. Këto kate shërbejnë si një qendër për një gamë të gjerë shërbimesh, duke siguruar komoditet dhe akses si për banorët ashtu edhe për vizitorët. Arkitektura moderne: Njësitë e biznesit janë projektuar me vetratë të vazhduar, duke lejuar dritën e bollshme natyrore që të ndriçojë hapësirat. Me lartësi kati deri në 5.25 metra, njësitë kanë një ambient të gjerë dhe të hapur që nxit produktivitetin dhe kreativitetin. Për më tepër, pamjet panoramike të parkut krijojnë një sfond frymëzues për aktivitetet e biznesit tuaj. Aksesi: Çdo njësi biznesi në Park Avenue ka akses nga të paktën dy anë, duke siguruar lehtësi në lëvizje dhe funksionalitet. Kjo lejon që ju të keni ndërveprime të përshtatshme me klientët dhe bashkëpunëtorët. Ambientet e parkimit: Park Avenue ofron komoditetin e parkimit në dy kate nëntokë, që ju, punonjësit dhe klientët mund të parkoni në mënyrë të sigurt, duke pasur qasje të lehtë në ambientet e biznesit tuaj. Teknologjia Park Avenue mban vulën e ekselencës së Orion. Ky projekt avangard është gati të jetë një pikë referimi, jo vetëm për zonën, por dhe për konceptin e të jetuarit në mënyrë cilësore dhe të bërit biznes në një zonë elitare. Si një projekt i udhëhequr nga inovacioni, ne kemi integruar përparimet më të fundit për t'ju krijuar një mjedis që plotëson kërkesat e jetesës dhe biznesit modern. Nga sistemet e automatizuara të sigurisë tek infrastruktura me efikasitet energjetik, teknologjia që kemi aplikuar ju siguron komoditet, siguri dhe qëndrueshmëri. Park Avenue është projektuar për të qenë në të njëjtin hap me peizazhin teknologjik gjithnjë në zhvillim. Infrastruktura jonë është e gatshme për të ardhmen. Në Park Avenue, ne jemi përkushtuar që të krijojmë një mjedis transformues që shkon përtej të zakonshmes. Aktualisht jemi në proces me Colliers për marrjen e certifikatës BREEAM, paketa lider në botë e bazuar në shkencë mbi sistemet e vlefshmërisë dhe certifikimit për një mjedis të qëndrueshëm. Projekti ynë vizionar përmbledh thelbin e mjeshtërisë superiore, dizajnit inovativ dhe përkushtimit ndaj cilësisë. Ai është një shembull i çfarë mund të arrihet kur i kushtohet vëmendje çdo detaji.
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga Orion sh.p.k