Bulevardi Bajram Curri 4 javë më parë
1 Dhomat e gjumit
1 Tualete
Garazh
77 m2
Air Conditioning
Internet
CCTV
Ambienti ndodhet ne katin e 3, dhe kane nje siperfaqe prej 76.67m2 ne godinen "Down Town" Eshte nje mundesi e mire investimi ose edhe zhvillim biznesi. Downtown One ofron 5 kate në funksion të zhvillimit të ambjenteve komerciale si destinacion i markave më prestigjoze. Vendndodhja dhe vizibiliteti i Downtown One janë vlera të shtuara për të zhvilluar brandin tuaj. • Katet 0-4. • 2 Ashensorë të dedikuar dhe 1 shkallë elektrike. • Holl i dedikuar për zonën tregtare. Objekti, i cili është ndërtimi më i lartë në Shqipëri me një lartësi prej 144m, do të jetë plotësisht funksional në vitin 2024. Me një vendndodhje strategjike pranë qendrës së Tiranës, Downtown One ndodhet në zonën më ekskluzive e të lakmuar për jetesë dhe zhvillim biznesi. Lidhet drejtpërdrejtë me akset kryesore: me unazën e vogël, vetëm 10 minuta larg unazës së madhe, 2 minuta larg Bulevardit Qendror dhe me akses të pakrahasueshëm me institucionet qendrore e vendore dhe sektorin financiar. Veçoria më interesante e stilit arkitekturor është harta e Shqipërisë e skalitur në qendër të fasadës së jashtme dhe kombinimi i ballkoneve dhe llozhave që simbolizojnë malet e Shqipërisë. • Ofrohen dhe poste parkimi sipas preferences ne katet -1, -2, -3, -4 dhe ne -5 me cmim ekstra. Per me shume informacion, na kontaktoni!
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga CENTURY 21 Bridge