Rruga Kaninë 1 muaj më parë
0 Dhomat e gjumit
0 Tualete
Garazh
3300 m2
Air Conditioning
Internet
CCTV
Jepet me qira objekt biznesi i pershtatshme per biznese te ndryshme, kapanon-magazine, fabrike etj. Eshtē e pērbërē nga njē godinë me sipērfaqe 3000 m2 dhe njē shesh funksional po 3000 m2, gjithsej prona ēshtē 6000 m2. Objekti ēshtē i projektuar dhe ndērtuar me mure dopio tulle, dhe me strukture e kollona betony, marka e betonit 600, Objekti ka te vendosura sefundmi dritare tē cilat janē të pajisura me xhama cilësorē tripleks me rrjetë teli tē cilët nēse dēmtohen ata mund tē krisen e mbeten nē vēnd por nuk mund të thyhen. Dritaret shērbejnē pēr ajrimin dhe futjen e dritēs natyrale nē tē gjithē hapēsirēn e objektit. Godina ka dhe disponon njē gabinē elektrike tē ndērtuar posacërisht pēr kētë objekt qē ka njē transformator tē madh elektrik tē personalizuar e vendosur nē dispozicion tē kēsaj godine. Kjo godinē ēshtē e paisur dhe i lidhur me njē linjē elektrike tre fazore qē mban cdo lloj ngarkese elektrike tē mundshme dhe tē nevojshme qē mund të nevojitet pēr tē instaluar cdo lloj aktiviteti nē kētē objekt. Godina ka nē dispozicion dhe linjēn e ujit tē pijshēm si dhe një depo uji e cila mban nē brēndësi tē saj deri nē 300 m3 uji. Godine ēshtē e ndērtuar me katēr seksione e cila mund tē funksionojnē edhe e gjithë sē bashku por edhe nē mënyrē të ndarë. Godina ka gjithsej 8 dyer nga tē dy anēt e saj, ku brenda dyerve tē mëdha janë të vendosura dhe dyert e vogla, ka katēr dyer nē hyrje nga krahu i saj i lindjes dhe katër dyer nē dalje nē krahun perēndimor tē saj, kēto dyer janē me lartēsi deri nē 6 metēr dhe me gjerēsi deri nē 4 metēr. Kjo pronē ka njē portē kryesore nē hyrjen e saj nē rrethimin e jashtēm me gjerësi 12 metēr dhe lartësi 1.5 metër e cila shērben e brenda saj mund tē hyjnē e kthehen lirshēm nē oborr si dhe nē godinēn e kēsaj prone, tē gjitha llojet e kamionēve dhe mjeteve të mëdha tē cilat mund tē punojnē e sjellin dhe marrin mall nē kētē objekt. Kjo godinē falē mēnyrēs sē projektimit dhe ndērtimit tē saj ēshtē e ngrohtē nē dimēr dhe e freskēt nē verë. Nē kētë objekt ēshtē i lidhur interneti dhe janë të instaluara nē tē 10 kamera shumē cilēsore tē cilat bējnē vēzhgimin nē mēnyrē tē detajuar të të gjithë hapēsirave tē brëndshme e tē jashtme tē tē gjithē pronēs. Godina ēshtē e ndērtuar me leje tē rregullt ndērtimi dhe me plan e projekt tē detajuar nga inxhinierē dhe projektues të njohur e tē miratuar nga tē gjithē institucionet përgjegjëse të shtetit. Qiraja është 350 Leke m2 (neto) ne te cilen nuk eshte llogaritur tatimi 15 % Jepet me qira per afat te gjateeti: Vlora, Zona: Kanine, Kodi Postar: 9423, Adresa: Rruga Kaninë
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga "INF 93" Real Estate