Rruga Murat Tërbaçi 3 javë më parë
2 Dhomat e gjumit
2 Tualete
Garazh
179 m2
Shitet Penthouse ne zonen e Lungomares, ne qytetin e Vlores, shume prane detit. Apartamenti ndodhet ne nje pallat te ri me ashensor dhe shume te mirembajtur. Ka siperfaqe totale 109m2 dhe 70m2 verande e cila ka mundesi per ta kthyer ne ambjent te mbyllur, me pamje nga deti, i organizuar ne sallon ndënje, ambient gatimi dhe ngrënieje, dhoma matrimoniale me dalje ne ballkon, dhoma e dyte, 2 tualete. Orientimi eshte jug- lindje i cili ben te mundur një ndriçim shumë të mire gjate gjithe dites. Detaje te tjera: -Zona e gatimit është në pjesën lindore dhe ka një dritare të madhe. Pranë kuzhinës është salla e ngrënies me shumë hapësirë. Zona e ndënjes ka dy vetrata të mëdha duralumini cilësor dhe dalje në verandën e madhe të apartamentit. -Dhoma matrimoniale është në anën jug-lindore dhe ka dalje në një ballkon në formë L-je. Ka një vetratë dhe dalje në ballkonin nga jug-lindja. -Dhoma e dyte ndodhet në anën lindore dhe ka vetratë duralumini si dhe grila duralumini. -Zona e ndënjes ka dy vetrata të mëdha duralumini cilësor dhe dalje në verandën e madhe të apartamentit. -Tualeti i madh ka dritare durali dhe është i pajisur me hidrosanitare cilësore. Tualeti i vogël është utilitar dhe mund të përdoret edhe si ambient larës ose pune. -Dyshemetë e dhomave të gjumit janë të shtruara me parket cilësor, ndërsa dyshemetë e sallonit, kuzhinës dhe ngrënies janë me pllaka porcelanato. Veranda është e shtruar me pllaka qeramike mozaik. -Ballkoni dhe veranda kanë kangjella duralumini 60 cm, ndërsa pjesa e poshtme 30 cm është me beton armuar. Zona e verandës, në daljen nga jugu, është e mbuluar me brisolej betoni armuar në formë kuadrati. Kjo zonë është e mbrojtur nga jugu me mur me tulla xhami. Ka instalime për barbeque dhe lavapjatë për gatime në verandë. -Instalimet elektrike dhe pajisjet, çelsat, prizat janë të një cilësie të lartë. Instalimet hidraulike janë moderne. Apartamenti ka instalime multistrate për ngrohje. Për vetë pozicionin dhe vetratat e mëdha, apartamenti ka një ventilim shumë të mirë, është i ngrohtë dhe plot dritë. Muret janë të suvatuara mirë dhe të patinuara, të lyer me bojë akrilike. Vetratat dhe grilat janë me duralumin cilësor. Dyert e brendshme janë italiane, ngjyrë druri. -Nga veranda ka një pamje ne kënd nga deti i Gjirit të Vlorës, si nga jugu ashtu dhe nga perëndimi. Apartamenti ka në dispozicion edhe një garazh në katin nëntokë, e pajisur me certifikatë pronësie. Garazhi është i mbyllur me mure anësore dhe qepen metalik. Sipërfaqja e këtij garazhi është 33 m², e cila përfshin dhe rrugët kalime të përbashkëta për hyrje-dalje. Garazhi ka një pozicion shumë të mirë, përballë hyrjes kryesore të garazheve, e cila është nga ana perëndimore. Per me teper informacion dhe nje vizite ne prone, na kontaktoni!
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga Century 21 IRG