Lunder 23 orë më parë
3 Dhomat e gjumit
3 Tualete
Garazh
335 m2
Në një nga zonat më elitare dhe me zhvillim të shpejtë të Tiranës, pranë TEG, ofrohet për shitje një vilë individuale moderne, pjesë e një rezidence ekskluzive në Lundër. Me arkitekturë bashkëkohore, organizim funksional dhe hapësira të bollshme, kjo pronë është ideale për familjet që kërkojnë privatësi, komoditet dhe cilësi të lartë jetese. Vila zhvillohet në 3 nivele (1 kat nëntokë, kati përdhe dhe kati i parë) dhe organizohet në ambiente të mëdha ditore, kuzhinë, disa dhoma gjumi, tualete, ambiente teknike dhe garazh privat. Të dhëna teknike: Sipërfaqe kati nëntokë: 113.7 m² Sipërfaqe kati përdhe: 110.5 m² Sipërfaqe kati i parë: 110.5 m² Sipërfaqe totale e vilës: 334.7 m² Sipërfaqe parcele: 278.8 m² Pozicionimi pranë TEG dhe aksit të Lundrës ofron akses të shpejtë me qendrën e Tiranës, shkolla ndërkombëtare, qendra tregtare dhe çdo shërbim të nevojshëm. Një mundësi ideale për banim ose investim në një nga zonat me potencialin më të lartë të kryeqytetit. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Loading schools...
Loading shopping malls...
Loading hospitals...
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga Indrit Begeja