Për informacione të mëtejshme mbi këtë projekt, ju lutemi të na kontaktoni.
Art Residence, e vendosur pranë “Shkollës së Baletit”, shumë afër qendrës së Tiranës dhe vetëm pak metra larg atraksioneve historike të qytetit, do të jetë një nga projektet më frymëzuese dhe një vlerë e shtuar për zonën. Kjo rezidencë paraqet një mundësi unike për banorët që duan të jetojnë në një mjedis të bukur dhe modern . Arti vjen si një nga rezidencat më luksoze, duke ofruar cilësi maksimale ndërtimi dhe zona të dedikuara për komoditetin e banorëve. Arkitektura moderne e ndërtesës harmonizohet me zonën përreth, duke përdorur elementë unikë si harqe dhe materiale të lehta, duke e bërë Art Residence një projekt mbresëlënës që do të rrisë bukurinë e zonës përreth. Emri i rezidencës, “Art”, pasqyron jo vetëm dizajnin e saj të veçantë dhe frymëzues , por edhe vlerat artistike dhe estetike që shoqërojnë këtë projekt. Rezidenca e Artit: Ashtu si vetë emri!
Internet
CCTV
Ashensorë
Parqe dhe hapësira të gjelbëruara
Kënde lojërash për fëmijë
Supermarket
Kafene / restorant
Farmaci
Stacione për biçikleta
Ndriçim LED në hapësirat e përbashkëta