Terrarossa

Çmimi fillestar 3.000 €
Çmimet, disponueshmëria dhe kushtet e blerjes mund të ndryshojnë shpesh. Kontaktoni një përfaqësues për disponueshmërinë dhe çmimet më të fundit.

Për informacione të mëtejshme mbi këtë projekt, ju lutemi të na kontaktoni.

G&E Investments
Kompania e zhvillimit
G&E Investments

Informacione kyce

Data e Fillimit
2026
Data e përfundimit
2029
Statusi
Në ndërtim
Vendndodhja
Borsh, Vlore
Lloji i pronës
Apartamente, Parking
Ownership Type
Freehold

Rreth projektit

Ndërtimi i skeletit të objektit do të realizohet me struktura bërthame beton/arme dhe mure tip-kollonë të shpërndara në perimeter për të krijuar simetri strukturale, si dhe një rrjet kollonash ndërmjetëse, duke garantuar qëndrueshmëri dhe saktësi.Materialet që do të përdoren për ndërtimin e strukturës do të jenë betoni dhe çeliku.Betoni i përdorur do të jetë në bazë të Klasave/Markave të Projektit dhe në përputhje me Kushtet Teknike dhe Standartet e kërkuara për struktura të tilla. Armatura e hekurit do të jetë me karakteristika optimale si në rezistencë, po ashtu edhe në deformueshmëri (duktilitet), çelik i Klasës B/C, tip B 500C, me shufra të viaskuara, pa mbetje dhe rrezatime të rrezikshme.Muratura e jashtme do të realizohet si muraturë tulle sipas dimensionimit të planeve të objektit.Muratura e brendshme do të realizohet me panele gipsi, me profile me material çelik të galvanizuar, rezistent ndaj korrozionit në zonat bregdetare.Dyshemetë dhe soletat e objekteve do të realizohen me struktura beton/arme.Shtresat hidroizoluese do të realizohen me material bikompnent, shumë rezistent ndaj lagështirës.Për termoizolimin e jashtëm të objektit do të përdoren panele termoizolues XPS me trashësi70mm, kurse për ndarjet e brendshme do të përdoret material lesh guri (stone wool) me densitet 75 kg/m3.Izolimi akustik i objektit do të realizohet duke përdorur material lesh guri (stone wool) me densitet 75 kg/m3.Rinitura e Mureve të Brendshme do të realizohet duke përdorur material me bazë mikrocement në ngjyrë bezhë (Beige), për të krijuar një sipërfaqe uniforme dhe rezistente. Materiali do te aplikohet në shtresa të holla për të arritur shkallën e kërkuar të estetikës.Veshja e mureve vertikal të Tualeteve dhe zonës së Kuzhinës, do të realizohet duke përdorur pllaka gres porcelanat (efekt travertine), me dimensione 120x120cm.

Rifinitura e Fasadave të Jashtme të objektit do të realizohet duke përdorur material travertine me dimensione 120x120cm. Ngjyrat e përdorura do të jenë bezhë (Beige) ose e kuqe në përputhje me Projektin e Arkitekturës.Dyshemetë e ambienteve të brendshëm të ndërtesave, paraprakisht do të trajtohen me shtresën e izolimit akustik dhe më pas do të konkludohet me shtrimin e tyre me pllaka gres porcelanat (efekt travertine) mbi shtresat niveluese përkatëse.Në të gjithë hapësirat e ndënjes (soggiorno-living rooms), dhomat e gjumit (bedrooms) dhe tualetet (bathrooms) do të aplikohet shtrimi me pllaka gres porcelanat me rezistencë të lartë dhe me dimensione 120x120cm.Për shtrimin e hapësirave të jashtme do të përdoren pllaka travertine me ngjyrë klasike bezhë /kuqe, me dimensione 120x120cm.Dyert e Jashtme/Hyrjes do të realizohen si Dyer Sigurie të Përforcuara (Reinforced Security Doors) me strukturë alumini dhe dimensione në bazë të Projektit.Dyert e Brendshme do të realizohen si dyer me strukturë bërthamë të zbazët (holloë-core doors), tipi Honeycomb. Materialet e përdorura do të jenë MDF/veshje dhe korniza kompesat në ngjyrë natyrale ose bezhë (Beige).Dritaret e jashtme të objektit do të realizohen tip scorevole me korniza me material alumini të anodizuar dhe xhama doppio të laminuar (3 panele xhami - 1 hapësirë ajri midis pareteve) duke rritur në mënyrë të konsiderueshme efiçiensën energjitike në ndërtesë.Në projekt nuk parashikohet të instalohen grila (të jashtme/të brendshme), ndërkohë që errësimi i ambientit do të realizohet vetëm nëpërmjet perdeve të brendshme.

Në Projekt parashikohet instalimi i 2 ashensorëve me kapacitetet dhe parametrat e kërkuara.Tipi i ashensorit do të jetë i përshtatshëm për përdorim në banesa, model kompakt-automatik.Kapaciteti i lejuar do të jetë për përdorim nga 4 persona, me ngarkesë maksimale

Video

Planimetritë

Vendndodhja

Borsh, Vlore

Facilitetet

CCTV CCTV
Parking nëntokësor / mbi tokë Parking nëntokësor / mbi tokë
Recepsion me personel të disponueshëm Recepsion me personel të disponueshëm
Ashensorë Ashensorë
Administrim & mirëmbajtje e përbashkët Administrim & mirëmbajtje e përbashkët
Gjenerator emergjence Gjenerator emergjence
Parqe dhe hapësira të gjelbëruara Parqe dhe hapësira të gjelbëruara
Kënde lojërash për fëmijë Kënde lojërash për fëmijë
Zona për ecje / jogging Zona për ecje / jogging
Zona relaksi Zona relaksi
Panele diellore Panele diellore
Izolim termik & akustik Izolim termik & akustik
Menaxhim i mbetjeve & riciklim Menaxhim i mbetjeve & riciklim
Sisteme për kursimin e ujit Sisteme për kursimin e ujit