Apartament Premium 2+1+2 në Shitje Kodra e Diellit, Rruga Bill Clinton prane Eleonores
Në një nga zonat më të preferuara të Tiranës, prezantojmë këtë apartament 2+1+2, i cili kombinon elegancën, komoditetin dhe funksionalitetin.
Apartamenti ndodhet në katin e 6-të të një godine 7-katëshe, të mirëadministruar dhe me ashensor. Është investuar dhe mobiluar nga arkitekt, me vëmendje të veçantë ndaj detajeve dhe cilësisë së materialeve.
Me 101.5 m² sipërfaqe neto dhe 109 m² bruto, organizohet në:
* Sallon ndenjeje me kuzhinë Open Space
* 2 dhoma gjumi
* 2 tualete, njëri me ajrosje natyrale
* 1 ballkon
Karakteristikat kryesore:
* Parket dhe tavane të varura dekorative
* Ndriçim LED dhe spote
* Tualete me pajisje inkaso
* Kondicioner
* Vetrata dopio xham me izolim termik dhe akustik
* Mobilim dhe elektroshtepiake cilësore
Prona ofrohet plotësisht e mobiluar dhe e gatshme për banim, pa pasur nevojë për investime të tjera.
Një zgjedhje ideale për banim familjar ose investim, falë pozicionit të favorshëm dhe standardit të lartë të arredimit.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, ju ftojmë të na kontaktoni.
Контакты агента
Объявление от Remax Home