
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri po përjeton një
rritje të ndjeshme, dhe këtë e vërtetojnë lejet më të fundit të ndërtimit të
miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKTU). Nga grataçela luksoze në
Tiranë deri te komplekset turistike buzë Jonit dhe Adriatikut, ndërtimet e reja
po e formësojnë gjithnjë e më shumë siluetën moderne të vendit.
Në këtë artikull do të gjeni një përmbledhje të projekteve
më të reja që pritet të fillojnë së shpejti në Tiranë dhe në zonat bregdetare
si Vlora dhe Durrësi.
Tiranë – Kryeqyteti që nuk ndalet së rrituri
Tirana po kthehet në një metropol modern, me një numër gjithnjë e më të madh
ndërtimesh shumëkatëshe dhe komplekse të integruara rezidenciale dhe tregtare.
Disa nga projektet më të mëdha që kanë marrë miratimin nga KKTU përfshijnë:
Leje Ndërtimi për objektin: “Im Rezidence” me Godinë
shërbimi dhe banimi 21, 24, 26 kate me 6 kate parkimi nëntokë, nga “TDT &
Partners” sh.p.k, Tiranë.
• Leje Ndërtimi për objektin: “Corner Selita Residence”,
Objekt banimi dhe shërbimesh 9 kate mbitokë dhe 2-3 kate nëntokë, nga “Vena
Konstruksion” sh.p.k, Tiranë.
• Leje Ndërtimi për objektin: “Objekte banimi, zyra,
hotel dhe shërbime” 7-34 kate mbitokë me 2 kate parkim nëntokë, nga “Startek”
sh.p.k, Tiranë.
• Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë banimi dhe
shërbimesh” 18 kate mbi tokë dhe 3 kate parkim nëntokë, nga “Euro Beton group”
sh.p.k, Tiranë.
• Leje Ndërtimi për objektin: “Oberon Tower”, nga “Ober”
sh.p.k, Tiranë.
• Leje Ndërtimi për objektin: “AbA 2”, Kompleks Banimi me
godina 2 - 3 kate mbi tokë dhe 1 kat parkimi nëntokë nga “Kontakt” sh.p.k,
Tiranë.
• Leje Ndërtimi për objektin: “Guri Tower, nga “Midha”
sh.p.k, Tiranë
• Leje Ndërtimi për objektin: “Urban Millefeuille”, nga
“Glob-3x” sh.p.k dhe “Artech Group” sh.p.k, Tiranë.
• Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksion banimi
dhe shërbimi” me 1, 2, 3,17, 18, 19, 20, dhe 21 kat mbi tokë dhe 2 kat nëntokë,
nga “Xhajs Tirana” sh.p.k, Tiranë.
• Leje Ndërtimi për objektin: “Fort Farkë”, Kompleks
rezidencial banimi 1, 2, 3, 4 kate me 1 kat parkim nëntokë me subjekt zhvillues
shoqërinë “Kastrati Construction” sh.p.k, Tiranë.
• Leje Ndërtimi për objektin: “Fruit Depo Building”, me
subjekt zhvillues shoqërinë “Al-Point” sh.p.k, Tiranë.
• Leje Ndërtimi për objektin: “Godina multifunksionale”,
1, 6, 7-12, 26 & 31k”, me 2 kat nëntokë, nga “Concord Investment” sh.p.k,
Tiranë.
• Leje Ndërtimi për objektin: “Embassy Tower” me 47 kate
mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hanxhari Group”
sh.p.k, Tiranë.
• Leje Ndërtimi për objektin: “Great Ring Rock” me 32
kate mbi tokë, nga “Albus Invest” sh.p.k dhe “Loraldo” sh.p.k, Tiranë.
• Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe
shërbimesh” me 3, 5 dhe 6 kate mbi tokë, me 2 kate parkim nëntokë nga “Mema
Invest” sh.p.k, Tiranë.
• Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe
shërbimesh” 3, 5, 6 dhe 7 kate mbi tokë, me 2 kate parkim nëntokë, nga “Fz
Construction” sh.p.k, Tiranë.
• Leje Ndërtimi për objektin: “Kulla Parisi i Ri” objekt
me funksione komplekse, shërbime, zyra dhe rezidenciale me 35 kate mbi tokë me
5 kate nëntokë nga “Sara-El” sh.p.k, Tiranë.
Vlora & Durrësi – Rezidenca dhe Turizëm Luksoz
në Bregdet
Bregdeti shqiptar po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion për
banim elitë dhe turizëm të qëndrueshëm. Lejet e miratuara në këto qytete
përfshijnë:
• Leje Ndërtimi për objektin: “Flag Bay” Kompleks
turistik dhe rezidencial me 3, 4, 8, 14 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë, me
subjekt zhvillues shoqërinë “Koloss Konstruksion” sh.p.k, Vlorë.
• Leje Ndërtimi për objektin: “Flatiron of Vlora”.
Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion banim dhe
shërbime prej 20 dhe 21 katesh mbi tokë dhe 4 katesh nëntokë nga “Kumi
Konstruksion” sh.p.k, “Semajo” sh.p.k dhe “Eve Construction” sh.p.k, Vlorë.
• Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe
shërbimi” nga 12 - 13 kate mbi tokë, me 5 kate pjeserisht nëntokë, nga “Kumi
Konstruksion” sh.p.k, “Semajo” sh.p.k dhe “Eve Construction” sh.p.k, Vlorë.
• Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial”, 11
dhe 13 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë nga “Regina Group Construction” sh.p.k,
Vlorë.
• Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi”
me 18 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, nga “Pjeza 2022” sh.p.k, Durrës.
• Leje Ndërtimi për objektin: “Radisol Residence” nga “Al
– Vek” sh.p.k, Vlorë.
• Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi”, 12 dhe 13
kate mbi tokë, me 3 kate parkimi nëntokë nga “Hekla” sh.p.k, Vlorë.
Çfarë do të thotë
kjo për tregun imobiliar?
Këto projekte tregojnë se interesi për zhvillime të mëdha nuk po ngadalësohet.
Ndërkohë që kërkesa për prona në kryeqytet dhe në zonat bregdetare vazhdon të
rritet, edhe oferta po pasurohet me alternativa të reja – nga apartamente me
pamje fantastike te zgjidhje për zyra moderne dhe hapësira komerciale.
Nëse po mendoni të investoni në një pronë të re, tani është
koha ideale për të eksploruar opsionet që do të dalin së shpejti në treg!
Rri i përditësuar me
zhvillimet më të fundit në tregun imobiliar vetëm në blogun e Kerko360.
Na ndiq edhe në Instagram për të parë vizualisht projektet
që do të formësojnë të ardhmen e qyteteve tona.