image

Grataçela të Reja në Tiranë dhe Rezidenca Luksoze në Bregdet: Ja Lejet më të Fundit të Ndërtimit nga KKTU

  • svg Legjislacion
  • Admin
  • svg

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri po përjeton një rritje të ndjeshme, dhe këtë e vërtetojnë lejet më të fundit të ndërtimit të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKTU). Nga grataçela luksoze në Tiranë deri te komplekset turistike buzë Jonit dhe Adriatikut, ndërtimet e reja po e formësojnë gjithnjë e më shumë siluetën moderne të vendit.

Në këtë artikull do të gjeni një përmbledhje të projekteve më të reja që pritet të fillojnë së shpejti në Tiranë dhe në zonat bregdetare si Vlora dhe Durrësi.

Tiranë – Kryeqyteti që nuk ndalet së rrituri
Tirana po kthehet në një metropol modern, me një numër gjithnjë e më të madh ndërtimesh shumëkatëshe dhe komplekse të integruara rezidenciale dhe tregtare. Disa nga projektet më të mëdha që kanë marrë miratimin nga KKTU përfshijnë:

Leje Ndërtimi për objektin: “Im Rezidence” me Godinë shërbimi dhe banimi 21, 24, 26 kate me 6 kate parkimi nëntokë, nga “TDT & Partners” sh.p.k, Tiranë.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Corner Selita Residence”, Objekt banimi dhe shërbimesh 9 kate mbitokë dhe 2-3 kate nëntokë, nga “Vena Konstruksion” sh.p.k, Tiranë.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Objekte banimi, zyra, hotel dhe shërbime” 7-34 kate mbitokë me 2 kate parkim nëntokë, nga “Startek” sh.p.k, Tiranë.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë banimi dhe shërbimesh” 18 kate mbi tokë dhe 3 kate parkim nëntokë, nga “Euro Beton group” sh.p.k, Tiranë.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Oberon Tower”, nga “Ober” sh.p.k, Tiranë.

• Leje Ndërtimi për objektin: “AbA 2”, Kompleks Banimi me godina 2 - 3 kate mbi tokë dhe 1 kat parkimi nëntokë nga “Kontakt” sh.p.k, Tiranë.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Guri Tower, nga “Midha” sh.p.k, Tiranë

• Leje Ndërtimi për objektin: “Urban Millefeuille”, nga “Glob-3x” sh.p.k dhe “Artech Group” sh.p.k, Tiranë.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksion banimi dhe shërbimi” me 1, 2, 3,17, 18, 19, 20, dhe 21 kat mbi tokë dhe 2 kat nëntokë, nga “Xhajs Tirana” sh.p.k, Tiranë.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Fort Farkë”, Kompleks rezidencial banimi 1, 2, 3, 4 kate me 1 kat parkim nëntokë me subjekt zhvillues shoqërinë “Kastrati Construction” sh.p.k, Tiranë.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Fruit Depo Building”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Al-Point” sh.p.k, Tiranë.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Godina multifunksionale”, 1, 6, 7-12, 26 & 31k”, me 2 kat nëntokë, nga “Concord Investment” sh.p.k, Tiranë.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Embassy Tower” me 47 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hanxhari Group” sh.p.k, Tiranë.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Great Ring Rock” me 32 kate mbi tokë, nga “Albus Invest” sh.p.k dhe “Loraldo” sh.p.k, Tiranë.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh” me 3, 5 dhe 6 kate mbi tokë, me 2 kate parkim nëntokë nga “Mema Invest” sh.p.k, Tiranë.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh” 3, 5, 6 dhe 7 kate mbi tokë, me 2 kate parkim nëntokë, nga “Fz Construction” sh.p.k, Tiranë.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Kulla Parisi i Ri” objekt me funksione komplekse, shërbime, zyra dhe rezidenciale me 35 kate mbi tokë me 5 kate nëntokë nga “Sara-El” sh.p.k, Tiranë.

Vlora & Durrësi – Rezidenca dhe Turizëm Luksoz në Bregdet
Bregdeti shqiptar po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion për banim elitë dhe turizëm të qëndrueshëm. Lejet e miratuara në këto qytete përfshijnë:

• Leje Ndërtimi për objektin: “Flag Bay” Kompleks turistik dhe rezidencial me 3, 4, 8, 14 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Koloss Konstruksion” sh.p.k, Vlorë.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Flatiron of Vlora”. Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion banim dhe shërbime prej 20 dhe 21 katesh mbi tokë dhe 4 katesh nëntokë nga “Kumi Konstruksion” sh.p.k, “Semajo” sh.p.k dhe “Eve Construction” sh.p.k, Vlorë.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi” nga 12 - 13 kate mbi tokë, me 5 kate pjeserisht nëntokë, nga “Kumi Konstruksion” sh.p.k, “Semajo” sh.p.k dhe “Eve Construction” sh.p.k, Vlorë.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial”, 11 dhe 13 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë nga “Regina Group Construction” sh.p.k, Vlorë.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi” me 18 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, nga “Pjeza 2022” sh.p.k, Durrës.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Radisol Residence” nga “Al – Vek” sh.p.k, Vlorë.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi”, 12 dhe 13 kate mbi tokë, me 3 kate parkimi nëntokë nga “Hekla” sh.p.k, Vlorë.

 Çfarë do të thotë kjo për tregun imobiliar?
Këto projekte tregojnë se interesi për zhvillime të mëdha nuk po ngadalësohet. Ndërkohë që kërkesa për prona në kryeqytet dhe në zonat bregdetare vazhdon të rritet, edhe oferta po pasurohet me alternativa të reja – nga apartamente me pamje fantastike te zgjidhje për zyra moderne dhe hapësira komerciale.

Nëse po mendoni të investoni në një pronë të re, tani është koha ideale për të eksploruar opsionet që do të dalin së shpejti në treg!

 

 Rri i përditësuar me zhvillimet më të fundit në tregun imobiliar vetëm në blogun e Kerko360.

Na ndiq edhe në Instagram për të parë vizualisht projektet që do të formësojnë të ardhmen e qyteteve tona.