image

Taksa e re e prones nga 1 Janari

  • svg Legjislacion
  • Admin
  • svg

Qeveria ka përgatitur një projektligj “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” që do të ndikojë tek të gjithë qytetarët kanë në pronësi banesa.  Pronarët e apartamenteve, dyqaneve, garazheve, bodrumeve, fabrikave nga ky vit do të nisin të paguajnë më tepër për taksën e ndërtesës. Detyrimet do të shtohen nga shtrenjtimi i çmimeve të referencës së apartamenteve mbi të cilat llogaritet vlera e taksës.

Drafti propozon që niveli i taksës për ndërtesat e kategorisë rezidenciale të variojë nga 0,1% deri në 0,2% nga 0,05% që është aktualisht, për ndërtesat tregtare nga 0,15 deri në 0,25% nga 0,2% që është dhe për ndërtesat bujqësore dhe industriale niveli i taksës varion nga 0,15 deri 0,25%.

Me ndryshimet e reja ligjore ata që do të paguajnë më shumë sipas burimeve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë janë pronarët që kanë një shtëpi të dytë, pasi për çdo familje që zotëron vetëm një shtëpi drafti parashikon zbritje 50% të vlerës së pronës, por jo më shumë se pragu maksimal i përcaktuar sipas kategorive të bashkive.

Drafti i ri parashikohet të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026 për ndërtesat dhe kategoritë, ndërsa për kategoritë që përfshin parcela, tokë bujqësore dhe truall nga 1 janari 2028.

Të ardhurat e mbledhura nga taksa e pasurisë derdhen për llogari te Bashkive. Pronat do të ndahen në kategori dhe vlerë, sipas ligjit. Taksimi do të bëhet jo vetëm për ndërtesat por edhe për parcelat dhe sipas planit taksa për kategorinë e parë nis nga viti 2026 ndërkohë për të dytën nga viti tatimor 2028.