image

Shërbimet e Kadastrës: Si të plotësoni formularin AV0?

  • svg Information
  • svg

Gjatë trajtimit të një aplikimi për shërbime kadastrale, mund të lindë nevoja për plotësimin e dokumentacionit shtesë. Në këtë rast, Drejtoria Vendore e ASHK-së njofton qytetarin përmes një “Kërkese për plotësim dokumentacioni”, e cila dërgohet në hapësirën “Dokumentet e Mia” në e-Albania.


Për të dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, qytetarët mund të përdorin shërbimin Akt Verifikimi (AV0).


Si të plotësoni një AV0, hap pas hapi?


Hapi 1 – Identifikohuni në e-Albania


Hyni në portalin e-Albania dhe identifikohuni në llogarinë tuaj personale.


Hapi 2 – Përzgjidhni shërbimin e aplikuar më parë


Përzgjidhni të njëjtin shërbim kadastral për të cilin keni kryer aplikimin fillestar.


Hapi 3 – Klikoni mbi opsionin “Dërgoni AV”


Në faqen që ju shfaqet, përzgjidhni opsionin “Dërgoni AV”.


Hapi 4 – Plotësoni formularin e Aktit të Verifikimit


Duke iu referuar aplikimit fillestar, plotësoni fushat e detyrueshme:


* Numrin e aplikimit bazë për të cilin ju është kërkuar një AV;

* Datën e aplikimit bazë;

* Numrin e zonës kadastrale;

* Drejtorinë Vendore të ASHK-së, sipas fletës së aplikimit bazë.


Hapi 5 – Ngarkoni dokumentacionin e kërkuar


Ngarkoni dokumentacionin e kërkuar nga Kadastra, duke respektuar kushtet e mëposhtme:


* Formati i dokumentit: PDF;

* Madhësia maksimale: 10 MB;

* Nëse dokumentacioni përmban disa faqe, bashkojini ato në një skedar të vetëm PDF.


Hapi 6 – Dërgoni AV0


Pasi të keni plotësuar të gjitha të dhënat dhe të keni ngarkuar dokumentacionin përkatës, klikoni butonin “Dërgo” për të përfunduar procedurën.


Çfarë ndodh nëse kërkohet dokumentacioni origjinal?


Në rastet kur Kadastra kërkon edhe dokumentacionin në origjinal, ai duhet të dërgohet me postë në adresën e Drejtorisë Vendore të ASHK-së përkatëse.


A ka pagesë për plotësimin e një AV0?


Shërbimi Akt Verifikimi (AV0) ofrohet pa pagesë dhe shërben për plotësimin e dokumentacionit të kërkuar në kuadër të një aplikimi ekzistues.


Burimi: Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK)