Rruga Seit Teqja 4 giorni fa
3 Camere
3 Bagni
Garage
301 m2
VILE ME PISHINE PER SHITJE NE DAIAS ! Një kompleks vilash luksoze është projektuar të ndërtohet në fshatin Daias, vetëm 15 minuta larg qendrës së Tiranës. Kjo rezidence prej 17,715m2 do të përbëhet nga 20 vila luksoze që përveç cilësisë moderne në konceptim, ndërtim dhe arkitekturë, do të ofrojnë mundësinë për të jetuar në zemër të një oazi natyror si fshati Daias. Vilat organizohen ne 2 kate dhe kane planimetri shume te pershtatshme sipas deshirave specifike te bleresit. Vilat do të kenë të 3 dhoma gjumi dhe 3 tualete, salloni përballë kopshtit të vilës dhe studio me oxhak ku ju mund të punoni. Secila nga vilat ka pishine individuale. Vilat gjithashtu do të kenë qilarë të nëndheshëm për koleksionuesit e verërave si dhe hapësirë e dedikuar për fitness. Cdo vile ka nga 2 poste parkimi. Rezidenti do të jetë spektator i jetës në fshat, dhe njëkohësisht pjesëmarrës në natyrën e paprekur që ofron fshati Daias. Rezidenca ndodhet pak minuta larg Liqenit të Farkës dhe lumit të fshatit. Pamja kompozohet nga silueta e malit te Dajtit dhe kështjella e Petrelës. PER ME SHUME INFORMACIONE NA KONTAKTONI!
Dettagli di Contatto dell'Agente
Annuncio di Century21 Gold