PALACINE/ VILË 3-KATËSHE PËR SHITJE | LIQENI I FARKËS 🌿
Një pronë që ndërthur qetësinë, hapësirën dhe privatësinë, vetëm pak hapa nga diga e Liqenit të Farkës dhe shëtitorja.
E pozicionuar në një kompleks të vogël rezidencial, kjo vilë ofron një koncept ideal për familje që dëshirojnë të jetojnë pranë njëra-tjetrës, duke ruajtur njëkohësisht pavarësinë dhe komoditetin e secilës.
📐 TË DHËNAT E PRONËS
▪️ Truall: 500 m²
▪️ Sipërfaqe totale ndërtimi: 320 m²
▪️ 3 kate banimi
▪️ 3 apartamente 3+1, nga një në çdo kat
▪️ Hyrje individuale për çdo apartament
▪️ Hapësira oborri të veçanta
▪️ Parkim i dedikuar për 2 automjete
✨ PRIVATËSI, NATYRË DHE KOMODITET
Çdo apartament ofron planimetri të mirëorganizuar dhe hapësira të menduara për një jetesë komode. Apartamenti në katin e dytë të banimit ofron një pamje fantastike nga tarraca drejt Liqenit të Farkës.
Afërsia me liqenin, shëtitoren dhe gjelbërimin krijon një atmosferë relaksuese, larg zhurmës së qytetit, ndërsa aksesi pranë Unazës së Madhe mundëson lidhje të lehtë me pjesët e tjera të Tiranës.
NJË PRONË, MUNDËSI TË SHUMTA.
Ideale për:
* Familje të mëdha që dëshirojnë të jetojnë pranë njëra-tjetrës.
* Tre familje që kërkojnë privatësi dhe ambiente të pavarura.
* Investitorë që synojnë një pronë me disa njësi banimi.
🏗️ DREJT PËRFUNDIMIT TË PUNIMEVE
Prona është në fazën e fundit të punimeve dhe pranë dorëzimit për banim.
Për blerësit që kërkojnë fleksibilitet financiar, mund të diskutohet edhe mundësia e pagesës me këste deri në dorëzimin përfundimtar të objektit.
📩 Për detajet dhe një vizitë në pronë, më kontaktoni . ..
Dettagli di Contatto dell'Agente
Annuncio di Remax Home