Rruga Vangjel Noti 1 muaj më parë
1 Dhomat e gjumit
1 Tualete
Garazh
56 m2
Ofrohet per shitje apartament i tipologjise 1+1 ne nje nga ndertimet me te reja, Akses Tirana. Me siperfaqe totale 65 m2 dhe 56.93 m2 neto, apatamenti ka nje planimetri te rregullt,te mireorganizuar. Akses Tirana pozicionohet strategjikisht përgjatë aksit kryesore të lëvizjes Tiranë-Durres, gjë që bën të mundur lidhjen direkt me qendren e kryeqytetit dhe me zonat e qytetet jashtë saj. Pozicion shumë i favorshem për akses të lehtë në gjitha drejtimet dhe kontaktin e parë nga vizitorët apo kalimtarët. Ndodhet 3 km nga qendra, 2 km nga Zogu i zi, 500 m larg nënkalimit të Laprakes, 500 m larg mbikalimit të Casa Italia dhe vetem 14 km nga Aeroporti “Nene Tereza”. Pozicioni i Akses Tirana favorizon komunitetin e saj me akses të drejtëpërdrejtë ndaj sherbimeve të tilla si: shkolla, universitete, qendra spitalore, qendra tregtare, transport urban dhe të gjitha këto me një rreze prej 1 km. Brenda kësaj rrezeje në afërsi me kompleksin ndodhen 5 objekte arsimore si: shkolla 9 vjecare, te mesme, kolegje dhe universitete si dhe objekte nder me te njohura te sherbimit shëndetësor si: Spitali Hygeia, Ushtaraku (Spitali Universitar i Traumes) dhe qendra te tjera shëndetësore. Avantazhet e Akses Tirana - Akses i drejtpëdrejtë dhe vizibiltet maksimal në rruge kryesore - Pozicion strategjik buze Unazes së Madhe, në hyrje të kryeqytetit 15 minuta nga qendra e kryqytetit - Akses Tirana arrihet nga transporti publik nëpërmjet 6 linjave urbane - Facilitete dhe shërbime të garantuara brenda kompleksit - Zona rekreative/Hapesira të gjelbërta që shtrihen në sipërfaqe dhe lartesi duke mundësuar një ndërlidhje midis banimit, sherbimeve dhe hapësirave të tjera - Cilësi e lartë ndertimi që garanton jetëgjatesine e investimit tuaj - Fasadë e ventiluar nga teknologjia më e fundit dhe ventilim natyral i saj, duke i siguruar objektit një sërë avantazhesh, perfshire ruajtjen e temperatures dhe parandalimin e lageshtires. - Godina e biznesit ofron vizibilitet maksimal, recepsion dhe ashensor të dedikuar, sistem kondicionimi dhe aspirimi, energji te vazhdueshme, hapësira reklamimi me ekran led të madh, me pamje nga rruga kryesore. - Administrim dhe mirëmbajtje të siguruara për hapësirat e përbëshketa - Siguri e larte dhe komoditet
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga Danjela Mema