Rruga Hiqmet Buzi 6 ditë më parë
1 Dhomat e gjumit
1 Tualete
1 Garazh
60 m2
Apartament 1+1 në shitje, fare pranë Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës në kompleksin rezidencial Park Life. Apartamenti 1+1, me sipërfaqe 60 m² dhe një kurbaturë të rregullt, është i organizuar në: - Korridori në hyrje - Zona e ndenjes - Zona e ngrënies - Kuzhina - Tualeti - Dhomë gjumi matrimoniale - Ballkon Apartamenti ofron pamje nga Parku i Liqenit dhe Mali i Dajtit. Ky apartament ndodhet në katin +1 të një godine 4-katëshe; ndërkohe që posti i parkimit ofrohet në katin -1 të godines. Ky objekt është në fazë ndërtimi dhe pritet të përfundojë shpejt. Të jetuarit brenda një kompleksi rezidencial të standardit të Park Life Residences, ka shumë avantazhe. • Aksesi i makinave në kompleks bëhet vetëm nga nëntoka. Kjo do të thotë që brenda kompleksit nuk qarkullon asnjë automjet, duke maksimizuar kështu sipërfaqet e gjelbërta, rrugët e kalimit për njerëzit dhe hapësirat për argëtimin e fëmijëve. • Ndërtimi i godinave ruan të njëjtën cilësi si faza e parë e këtij projekti. Fasada e ventiluar, izolimi i lartë termik dhe akustik, klasi A i eficencës së energjisë, etj. janë vetëm disa prej detajeve teknike dhe arkitektonike që e dallojnë këtë projekt. • Stili ideal për nje jetesë të qetë dhe të shëndetshme. Kjo mundësohet nga pozicioni i favorshëm pranë Parkut të Liqenit Artificial, si dhe nga mënyra e organizimit të kompleksit në objekte 4-katëshe me numër te kufizuar apartamentesh. • Siguria brenda kompleksit është maksimale, e survejuar me kamera (sistem CCTV) dhe mbikëqyrje nga recepsioni operativ 24/7. Apartamenti 14-08 në shitje, është në faze ndertimi. Por pse duhet te investoni në një njësi e cila është në zhvillim? Kur bëni një investim në fazat e hershme të një projekti, përfitoni disa avantazhe që mund të bëjnë dallimin për ju dhe familjen tuaj: 1. Personalizimi i hapësirave – Keni mundësinë të bëni modifikime dhe personalizime që përputhen me stilin dhe nevojat tuaja, duke e bërë shtëpinë tuaj unike. 2. Rritje e vlerës në kohë – Duke investuar që në fillim, apartamenti juaj ka potencialin të rrisë vlerën gjatë kohës që projekti përparon, duke sjellë përfitime të dyfishta: një shtëpi për jetesë dhe një investim të mençur. Investimi në një projekt të ri është një vendim strategjik për të ardhmen tuaj. Zgjidhni sot dhe përfitoni për nesër! Për informacione të mëtejshme kontaktoni në numrin: +355696851395 ose +355694774829 .
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga Kevin Brahja