
Rruga Selim Brahja 1 ditë më parë
3 Dhomat e gjumit
2 Tualete
2 Garazh
443 m2
Rezidence e re banimi shumë cilësore, vazhdimesi e ndertimeve Eco-Tech me nje vendodhje shumë të mirë, në një terren kodrinor mes ajrit të paster dhe gjelberimit. E rrethuar nga drita natyrale e diellit, ajri i pastër dhe peisazhi i gjelbër, rezidenca Cuci 3 është projektuar të ofrojë komoditetin dhe funksionalitetin e nevojshëm për familjen tuaj, me hapësirat e nevojshme dhe ndërtim me cilësi të lartë. Infrastruktura rrugore e zhvilluar bën të mundur që të jetë lehtësisht e aksesueshme me autostraden Tiranë-Elbasan e cila ndodhet pak metra larg ndërtimit të këtij projekti të ri rezidencial, qendren tregtare TEG, Parkun e Liqenit Artificial, kryeqytetin dhe zonat e tjera perreth. Një nga zonat më të preferuara për të jetuar në privatesi. Avantazhet e Rezidences: Rezidenca është në harmoni të plotë me peisazhin e zonës, larg zhurmave te qytetit, ne mes të gjelberimit, ajrit të paster dhe qetesise; Arkitekture unike dhe bashkëkohore; Orientim shumë të mirë me dritën e diellit dhe konturet e tokës natyrale, duke ofruar keshtu një fushëpamje të gjerë të malit zones perreth; Rezidenca është projektuar në mënyrë rigoroze sipas standartit të ndërtimit “Eco-Tech” për të qënë një nga ndërtimet me cilësinë me të lartë në kete zone; Rezidenca është konceptuar që përvec pamjeve panoramike të sigurojë edhe privatësinë e cdo vile; Lartësitë e ulëta të vilave i përshtaten kontekstit suburban të zonës, duke u ndërtuar sipas relievit te tokes për të krijuar një pamje ku secila vilë nuk pengon pamjen e tjetrës; Hapësira të mëdha parkimi të rrethuara nga kopeshte të gjelbëruara dhe sherbime të garantuara; Jane disa rruge qe aksesojne Rezidencen; Siguri maksimale 24 orë dhe vend-roje etj. Informacion mbi Duplexin: • Sipërfaqe e Apartamentit (Bruto): 442.9m2 • Kati -2: 2 Poste Parkimi 67m2 • Sipërfaqe Parcele: 149.2m2 • Sipërfaqe Oborri: 88.7m2 Organizimi: KATI -1: • 2 Poste Parkimi • Hapësir boshe per shfrytëzime të ndryshme KATI 0: • Sallon Ndenje • Ambienti Gatimit • Ambient ndenje • Tualet • Depo/Lavanderi KATI 1: • 3 Dhoma Gjumi • 2 Tualete • 2 Ballkone Cilësime të tjera: • Orientim Veri-Jug • Bosh • Kubaturë e rregullt • Lokacion perfekt • Ndricim dhe ajrosje natyrale në cdo ambjent • Ne proces ndertimi Mundesi e mire investimi Rezidenca ndodhet në një zonë të aksesueshme dhe të preferuar për banim. Për ta vizituar na kontaktoni.
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga Future Home Premium