
Rruga Vlladas, Dhërmi, Albania 15 orë më parë
3 Dhomat e gjumit
1 Tualete
Garazh
130 m2
Air Conditioning
Shitet një shtëpi karakteristike 2-katëshe në një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar, vetëm pak metra larg Kompleksit Zoe Hora, në Dhërmi. Vendndodhja e pronës ofron një pamje panoramike mahnitëse të gjithë bregdetit Jonian, duke kombinuar kaltërsinë e detit me peizazhet karakteristike të taracave përreth. Struktura e pronës: Prona ka një strukturë 2-katëshe, me verandë përpara, shkallë hyrëse dhe një portë tipike fshati. • Kati i parë organizohet nga një dhomë gjumi dhe një koridor hyrës karakteristik i shtëpive të zonës bregdetare. • Kati i dytë përfshin një sallon ndenjeje me dritare të mëdha dhe pamje panoramike, ambient kuzhine dhe dy dhoma gjumi. Të dy katet lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet shkallëve të jashtme dhe verandës së bollshme me pamje nga deti, duke i dhënë shtëpisë një karakter të veçantë për të shijuar mbrëmjet në bregdet. Shtëpia është rinovuar dhe investuar gjatë viteve të fundit nga pronarët, duke e përshtatur me stilin bashkëkohor të një vile private në bregdet. Karakteristika të pronës: • Sallon i gjerë • Kuzhinë • 3 Dhoma gjumi ( njera me oxhak ) • Verande • Tualet • Kondicioner • E mobiluar • Sipërfaqe totale e oborrit: 116 m² • Sipërfaqe banese: • Kati 0 – 39 m² • Kati 1 – 91 m² • Orientim: Perëndim • Me dokumentacion të rregullt hipotekor ? Për më shumë informacion dhe për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!
Loading schools...
Loading shopping malls...
Loading hospitals...
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga Century 21 Adore