
Rruga Haxhi Dushku 2 ditë më parë
3 Dhomat e gjumit
4 Tualete
2 Garazh
480 m2
Vila SeeJeta shquhet si rezidenca më e spikatur brenda kompleksit, duke qenë e vetmja tipologji vile që integron elementin e çatisë. Vila shtrihet në dy kate e një kat nëntokë . Në katin përdhe, zona e ditës zë vendin qendror, duke integruar në mënyrë harmonike hapësirat e ndenjes, ngrënies dhe gatimit. Të gjitha këto edhe pse janë shumë afër njëra-tjetrës, duken shumë të pavarura për shkak të planit në formë të shkronjës L. Duke u ngjitur në katin e sipërm, zona e natës shpaloset, duke zbuluar dhoma të bollshme gjumi, tualete dhe veranda të krijuara nga sfazimi i fasadës dhe mbivendosja e katit të sipërm në formë të shkronjës U. Plani i përgjithshëm përfshin hapësira të gjelbra që e rrethojnë të gjithë vilën, duke pasuruar më tej përvojën e jetesës. Siperfaqe Ndertimi 289m2 Siperfaqe Oborri 190.6 m2 Per me shume detaje rreth Rezidences lutem kontaktoni konsulentet tane te pronave!
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga Century 21 Metropol