
Rruga Nikolla Tupe 2 ditë më parë
0 Dhomat e gjumit
1 Tualete
Garazh
81 m2
Unico është një rezidencë që flet një gjuhë metropolitane, gjuhën e qëndrueshmërisë mjedisore, elegancës dhe kujdesit për detajet. Është një shprehje e dizajnit të sofistikuar dhe kombinimeve elegante të materialeve që materializojnë shkëlqimin italian dhe gjerman. Tek Unico ne synojmë të ofrojmë eksperienca të privilegjuara që do të bëhen rutinë e përditshme, potencial estetik mahnitës, shërbime për dashamirësit e jetesës luksoze dhe standarde frymëzuese për të ardhmen. Është fryt i një pune të gjatë, shumë të detajuar dhe të mirë-orkestruar mes një grupi arkitektonik dhe inxhinierik. Ajo mban firmën prestigjioze të Atelier 4, si dhe ekspertizën e profesionistëve inxhinierikë Texas Development, Daton Construction dhe Integris Shpk. Përdorimi i teknologjive inteligjente dhe sistemeve të avancuara, kombinuar me vëmendjen ndaj mjedisit e bën Unico-n një rezidencë që do të mbizotërojë me kalimin e kohës. E vendosur në Bllok, UNICO do të jetë destinacioni më i gjallë i qytetit. Ofron një mënyrë jetese të pakrahasueshme, me një përzierje të gjallë të artit, argëtimit, shërbimeve urbane, modës dhe jetës së natës. Qendra e Tiranës është në distancë të ecjes dhe gjithmonë jeni vetëm disa hapa larg gjithçkaje!
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga Texas Development